Si ta kuptosh llojin e lëkurës që ke

09:47 | 18 Maj 2019
Arbresh.info

Gjëja e parë që duhet të dish para se të mendosh rreth kujdesit të lëkurës, është lloji i lëkurës që ke! Shpesh marrim produktet e gabuara vetëm sepse nuk i përgjigjemi siç duhet pyetjes: “Çfarë lëkure ke?”

Për t’i dhënë fund kësaj historie, mësoni rreth llojeve të ndryshme të lëkurës dhe gjeni tuajën.

1. Lëkurë e yndyrshme

Ky është lloji më i thjeshtë për t’u identifikuar. Ti ndjen diçka edhe nëse fytyra jote sapo është larë. Ata që kanë fytyrë të yndyrshme edhe nëse nuk vendosin hidratant për 1 ose 2 orë do ta ndjejnë fytyrën pjesërisht të yndyrosur dhe me shkëlqim. Një shenjë tjetër dalluese është make up-i. Nuk qëndron siç ti do të doje.

2. Lëkurë e thatë

Krejt e kundërta e llojit të parë. Nëse nuk vendosni hidratues lëkura juaj ka tendenca të ndihet e tërhequr dhe me pore të hapura. Dehidratimi në fytyra të tilla sjell gjithashtu rrjepjen e lëkurës në zona të caktuara. Një fytyrë e thatë mund të jetë pasojë e mungesës së konsumit të ujit.

3. Lëkurë me tendencë akneike

Kjo lëkurë dallohet për pore të hapura dhe akne që shfaqen herë pas here.

4. Lëkurë e ndjeshme

Lëkura juaj skuqet menjëherë nëse nuk mbroheni nga dielli, apo nëse përdorni produktin e gabuar. Nëse vuani gjithashtu nga alergjitë shanset për një lëkurë të ndjeshme janë të mëdha.

5. Lëkurë mikse

Zona T është pikërisht termi që përdorim për një lëkurë të kombinuar. Kjo zonë zakonisht është e yndyrshme ndërsa pjesa tjetër e thatë. Një tjetër kombinim mund të jetë ai i një fytyre të ndjeshme me atë që ka tendencë akneike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme