Si ta kuptoni se fëmija juaj ka talent për një fushë të caktuar

23:44 | 5 Nëntor 2018
Arbresh.info

Fëmijët e talentuar kanë mundësi të zhvillojnë potencialin e tyre por edhe njëkohesisht përballen me shumë pengesa dhe rreziqe nësë nuk mësojnë se si ta përdorin dhuntinë që kanë.

 

Një fëmijë i talentuar ka nevojë për ndihmë për të kuptuar aftësitë që ai ka por edhe në të njëjtën kohë brishtësinë e tij,pikërisht sepse një fëmijë i talentuar kalon si gjithë fëmijët e tjerë në të gjitha fazat emocionale ende të pazbuluara të moshës së tij.

 

Shpesh herë ndodh që prindërit dhe mësuesit të ngatërrojnë zhvillimin konjitiv me atë emocional të fëmijës.

 

Këto zhvillime nuk ecin paralelisht dhe kërkojnë kohë të ndryshme ështe e rëndësishme që një fëmijë i talentuar të jetojë fëmijërinë e tij bashkë me moshatarët.

 

Fëmijëria është edhe periudha e lojërave dhe e lirisë sigurisht ka edhe detyrime shkollore por disa fëmijë e kanë kapërcyer këte stad dhe jetojnë jetën e një të rrituri duke studiuar me orë të zgjatura duke mos i lënë hapsirë argëtimit që është tipike për moshën.

 

Studimet tregojnë se një përqindje e konsiderueshme e popullsisë infantile përbëhet nga fëmijë me potencial mbi normen.

 

Këta fëmijë duke mos marrë informacionin e duhur dhe rëndësinë e duhur nga prindërit dhe mësuesit nuk arrijnë të krijojnë urën që lidh dhuntinë e lindur me talentin.

 

Shumë mendojnë se inteligjenca shprehet me zhvillimin e kapacitetit nëpërmjet bërjes së llogaritjeve matematikore infinite, me njohjen e një vepre arti vetëm duke parë një fragment të saj apo duke mësuar përmendësh vargje e histori të gjata.

 

Eshte pamohueshme që aftësinë për të kryer ushtrime matematikore, memorien vizive etj nuk e kanë të gjithë.

 

Por asnjë nga këto kapacitete nuk tregon një inteligjencë superiore dhe as këto ushtrime nuk e zhvillojnë ate sidomos te fëmijët.

 

INTELIGJENCA ËSHTË REZULTAT I VARIABLAVE TË PANUMËRT SIPAS E.WECHSLER. NUK ESHTË NJË AFTËSI E VECANTË, POR NJË KAPACITET GLOBAL QË NË NJË MËNYRË OSE NË NJË TJETËR E LEJON NJERIUN TË KUPTOJË BOTËN DHE TË PËRBALLOJË SFIDAT.

 

Inteligjenca është në funksion të të gjithë personalitetit dhe është shumë sensibël ndaj faktorëve të tjerë.

 

Në fakt termi inteligjencë përcakton një sjellje që secili nga ne ka që nga lindja dhe sipas kushteve sociale mund të zhvillojë ose jo.

 

Pikërisht për këtë arsye inteligjenca nuk duhet vendosur në kafaz, por duhet ushqyer te të gjithë fëmijët dhe duhet njohur kur është mbi normën te disa.

 

Prindërit dhe mësuesit kanë përgjegjesinë të spikasin fëmijët me dhunti të vecanta dhe t’i ndihmojnë ata të ndjehen të kuptuar nga bashkemoshatarët dhe gjithashtu t’i drejtojnë drejt zhvillimit të mëtejshëm potencialit të tyre.

 

 

Disa këshilla për prindërit në mënyrë që të mundësojnë zhvillimin e potencialit të fëmijëve:

Tregoni vemendje në tiparet e personalitetit të fëmijës suaj dhe stilit prindëror që aplikoni.

Është i rëndësishëm përqëndrimi në aspektet pozitive të sjelljes së fëmijës .

Disiplina nuk duhet të konsistojë vëtën në pengesa.

Fëmijët duhet të kenë përgjegjsi të përshtatshme për moshën e tyre.

Rregullat duhet të jenë të pakta, të arsyetuara dhe të aplikuara korrektësisht.

Për të evituar stresin fëmija duhet të ndihet mirë fizikisht dhe të mësojë të menaxhojë kohën pa ndjerë presionin e deyrave

Zhvilloni kreativitetin e fëmijës suaj nëpërmjet krijimit të ambientit të përshtatshëm për natyrën e talentit që ai ka.

Ndihmojeni fëmijën tuaj të zhvillojë mendimin kritik dhe të zgjidhë probleme të jetës së përditshme.

Shmangni krahasimin e fëmijës tuaj me fëmijë të tjerë.

Shmangni insistimin se ka vetëm një” zgjidhje te drejtë” për zgjidhjen e situatave, kjo do të ulë te fëmija aftësinë për të kërkuar zgjidhje të reja.

Lejojeni fëmijën tuaj të ëndërrojë dhe mos etiketoni si pa vlere fluturimet e tij të fantazisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme