Google ADS

Si ta kuptoni që keni të bëni me një sociopat?

01:31 | 14 Gusht 2018
Trina Galanxhi

Nëse keni takuar një sociopat në jetën tuaj, si në të tashmen, apo edhe të kaluarën, ka shumë gjasa që mos ta keni kuptuar.

Shumë prej jush mund ta kenë dëgjuar shpesh fjalën sociopat, duke menduar se bëhet fjalë për ndonjë vrasës lunatik, mirëpo shumë prej tyre bëjnë një jetë normale, duke i dhënë sinjalet e rrezikut vetëm në raste situatash ekstreme.

Por si ta kuptoni që një person i tillë është në jetën tuaj? Janë 5 sinjale që nuk duhet t’i neglizhoni.

1-Tregojnë shenja të mëdha pandjeshmërie.

Mund të ndodhë që të jenë krejtësisht të pandjeshëm rreth një situate të caktuar që ju prek juve. Ata nuk shfaqin asnjë grimcë empatie, apo në rast debati nuk kursehen me lëndimet që ju shkaktojnë duke mos ndjerë pendim më pas.

2-Kanë ndryshime të theksuara humori.

Ata janë njerëz që duan të kenë kontrollin e situatave të ndryshme. Kjo vjen për shkak të panikut që i karakterizon si njerëz, dhe në rast ndryshimesh mund të vëreni ndryshime humori të theksuara. Nëse po qeshin me ju dhe pas 5 minutash i gjeni duke ju ulëritur rreth diçkaje, ka shumë gjasa se keni të bëni me një sociopat.

3- Janë ekstremisht të rezervuar për jetën e tyre private.

Ata janë njerëz të fshehtê, që nuk u pëlqen të tregojnë shumë për veten. Janë protektiv ndaj informacioneve private. Nëse i bëni pyetje për çështje private do vini re një irritim të madh te ta.

4- Me raste janë edhe sharmantë.

Disa lloje sociopatësh, shpesh lënë përshtypje të mira te të tjerët. Janë të sjellshëm në dukje, dhe kjo i bën të pëlqyeshëm. Sipas psikologëve, njerëzit të cilët që në fillim janë shumë të sjellshëm dhe të dashur me të gjithë, kanë tendencën të jenë të ftohtë dhe pa ndjenja në të vërtetë.

5- Janë shumë manipulues

Ata janë njerëz që duan të përfitojnë nga të tjerët. Për këtë përdorin shpesh manipulimin, dhe janë mjeshtra të tij.

Këto 5 shenja të lartë përmendura, janë zakonisht karakteristikat bazike të një sociopati. Shumica e tyre nuk janë të rrezikshëm, por kjo gjendje kombinuar me çrregullime të tjera mendore, mund të rezultojë fatale./Opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme