Blerja e sytjenave mund të jetë proces i vështirë për shumë gra, dhe shpeshherë e gjejnë veten të papërcaktuara se çfarë stili dhe madhësie iu nevojitet.
Dhe kjo çështje rezulton të jetë më problematike se ç’është menduar më parë, pasi që një studim i kryer nga kompania ‘Triumph’ ka zbuluar se 80% e femrave janë duke veshur sytjena me madhësi të gabuar, transmeton Telegrafi.
Pra, nuk ka më dyshime se përse ndonjëherë ndiheni jo komode…
Studimi ka zbuluar se 70% e femrave të anketuara kishin veshur sytjena të cilat kishin qenë shumë të vogla, ndërkaq 10% kishin veshur shumë të mëdha.
Por, kjo nuk është gjëja më e keqe! Sipas Paula Svobodas, specialiste e madhësive të sytjenave për më shumë se 16 vjet, veshja e madhësisë së gabuar të sytjenave mund të jetë duke u shkaktuar femrave dhimbje koke dhe probleme me shpinë.
“Dhimbjet e kokës mund të shkaktohet nga sytjenat të cilat ose janë shumë të ngushta ose shumë të gjera, por kryesisht shkaktohen nga sytjenat që janë më të mëdha sesa madhësia e gjinjve”, ka treguar ajo.
Shenjat tjera që ju paralajmërojnë se jeni duke veshur sytjena të madhësisë së gabuar mund të jetë dhimbja kronike e shpinës, problemet me qafë, etj.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad