Si ta eliminoni aromën e pakëndshme nga flokët

19:30 | 27 Prill 2019
Trina Galanxhi

Tri truqe për freskim të shpejtë të flokëve

Nëse keni qëndruar gjatë në ndonjë lokal të tymosur dhe flokët ju kanë marrë aromë të pakëndshme, këto tri këshilla do t’ju jenë të mirëseardhura.

Tretman i ftohtë

Nëse nuk keni shumë kohë, ndihma e parë mund t’ju jetë tharësja e flokëve të cilën më parë do ta rregulloni të fryjë ajër të ftohtë. Përkuluni, hidhni flokët përpara dhe shkundni mirë dhe “thani”.

Aroma e pakëndshme nuk do të zhduket tërësisht, mirëpo do të jeni të kënaqur me rezultatin.

Shamponi për larje pa ujë

Shamponët pluhur pas të cilëve shpëlarja me ujë nuk është e nevojshme, kanë përbërës të cilët thithin aromat e pakëndshme dhe freskojnë flokët.

Nuk do të ishte keq që të gjeni këtë preparat, sepse kurrë nuk i dihet se kur do t’ju nevojitet.

Parfumi

Nëse nuk keni afër shampon për larje pa ujë, përdorni edhe parfumin. Spërkatni me të flokët dhe krihni.

Alkooli nga parfumi do të zvogëlojë aromën e pakëndshme. Edhe pse nuk do të jetë perfekt sikur i lani flokët, do të jetë shumë më mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme