Ka një statistikë për të cilën çdo ndërmarrës ka dëgjuar të paktën njëherë, nëntë nga 10 ide biznesi dështojnë.
Ndërmarrësia është lojë fati. Dhe me të gjitha monedhat të grumbulluara, është e vështirë të dini nëse një ide ka gjasa. Unë kam bërë hapin katër herë, dhe çdo herë është më e vështirë se tjetra. Këto përvoja më kanë mësuar një gjë të vlefshme: Nuk ka të bëjë vetëm me gjetjen e një ideje të mirë; ka të bëjë me gjetjen e një ideje e cila ia vlen të ndiqet.
Por, gjetja e asaj ideje, dhe ndërtimi i një kompanie me atë ide në mendje, është gjithmonë një vështirësi. Duhet të jetë kështu.
Për mua, unë gjeta idenë time në vitin 2008 kur isha drejtori i Epilson Interactive Services, një kompani e shërbimeve të marketingut. Unë pashë rritjen e mediave sociale dhe e kuptova se ishte sikur revolucioni i emaileve, dhe se do të ndryshonte gjithçka për bizneset. E dija se çfarëdo që konsumatorët dëshironin të përkrahnin, edhe biznesi im duhej të bënte të njëjtën gjë. Kështu që, shkova në shtëpi dhe i thashë gruas time se duhej të nisnim një tjetër kompani. Ky ishte fillimi i platformës së menaxhimit të mediave sociale, Sprinklr.
Dy vitet e para në Sprinklr ishin intensive. Puna nuk kishte fund. Nganjëherë, gruaja ime dhe unë punonim deri në 7 në mëngjes, pastaj duhej të dërgonim fëmijët tanë në shkollë 45 minuta më vonë. Ne patëm shumë vështirësi, jo sepse duhej por sepse ne ndiheshim se duhej të vendosnim gjithçka në Sprinklr. Sepse ia vlenin sakrificat. E gjeta atë ide të shkëlqyer, dhe i dhashë zemrën time asaj.
Për ndërmarrësit të cilët pyesin veten nëse kanë një ide të zgjuar ose një investim të vlefshëm, ka tri kritere të rëndësishme të cilat duhet t’i mbani në mend.
Victor Hugo dikur tha, ‘’Ju mund t’i rezistoni një ushtrie pushtuese, por nuk mund t’i rezistoni një ideje koha e të cilës ka ardhur’’. Gjëja e rëndësishme këtu është se nëse jeni ndërmarrës, ka të bëjë me kohën. Një ide është një farë e fuqishme, por mund të lulëzojë vetëm në momentin e duhur.
Në vitin 2009, shumë kompani ishin skeptike drejt mediave sociale. Megjithatë, unë mund të shihja një botë të re duke u shpalosur, njërën në të cilën organizatat globale lidheshin në një nivel personal me konsumatorët e tyre. Unë nisa Sprinklr duke e ditur se ishim tri vite përpara tregut social. Kjo na dha kohë të mjaftueshme për t’u zgjeruar dhe për të dominuar industrinë. Nëse do të kisha ndjekur Sprinklr shumë herët, ne do të kishim vështirësi në përshtatje. Nëse do e nisnim vonë ne do të ishim tri hapa prapa konkurrentëve tanë.
Ju e dini se ia vlen të ndiqni një ide nëse jeni të gatshëm të kaloni vite të jetës tuaj për të. Për të kaluar një dekadë në një biznes fillestar të cilin nuk e doni apo për të cilin nuk ndiheni optimist është një mendim brutal. Ju mund të fitoni para, por ajo kohë shkon përgjithmonë.
Unë nisa Sprinklr kur isha 36 vjeçar, e cila do të thoshte se kisha më shumë përvojë por gjithashtu më shumë gjëra në rrezik. Sprinklr duhej të ishte ndryshe për mua për t’a bërë sërish, për të vendosur familjen time sërish nëpër të njëjtën gjë. Mos shkoni pas një ëndrre nëse nuk jeni në gjendje të kaloni netë të vona, të sakrifikoni fundjavat dhe të ndiqni atë ëndërr deri në fund.
Apple është vetëm një tjetër kompani e cila krijon telefonë dhe kompjuterë personale. Starbucks shet një pije të cilën të gjithë mund t’a bëjnë. Por ata nuk janë si të gjithë të tjerët. Ajo e cila dallon këto kompani është mënyra se si ato trajtojnë konsumatorët. Ato nxisin një ndjenjë komuniteti. Ato iu japin njerëzve një arsye për të qenë besnikë. Ata shkojnë sipas mënyrës së tyre për të krijuar përvoja të cilat ia vlen të duhen.
Sprinklr u ndërtua duke vendosur lumturinë e konsumatorëve tanë mbi gjithçka tjetër. Nga dita e parë, ne kemi bërë konsumatorët tanë fokusin tonë të vetëm. Ne lejuam që nevojat e tyre të definojnë mënyrën se si do t’iu shërbenim atyre. Dhe sa herë që kishin ndonjë problem, ai problem i takonte secilit prej nesh. Në të njëjtën mënyrë, ajo e cila do t’a bëjë kompaninë tuaj të suksesshme, në fund të ditës, nuk është produkti ose ideja por pasioni, dedikimi dhe kujdesi delikat.
Ragy Thomas
Ragy Thomas është Kryeshefi Ekzekutiv dhe themeluesi i Sprinklr, njëra prej platformave të para të menaxhimit të përvojave të konsumatorit për ndërmarrje e cila ndihmon më shumë se 1,200 markat më të mëdha të botës të arrijnë, të angazhojnë dhe të dëgjojnë konsumatorët e tyre në Facebook, Twitter dhe 23 kanale të tjera shoqërore.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...