Të gjitha femrat dëshirojnë, që të jenë përgjithmonë me mashkullin që e dashurojnë, por kjo nuk ndodh çdoherë. Të kesh një frajer është punë tjetër dhe ta bësh të jetë i interesuar gjithmonë për ty është punë tjetër.
Të gjitha lidhjet kanë start të mirë, por në mes diku nga gabimi i njërit ose tjetrit lidhja mund të përfundojë me ndarje. Më poshtë i keni disa këshilla se si të jeni gjithmonë tërheqëse për frajerin tuaj.
Mos bëheni posesive dhe e dëshpëruar
-Nëse e keni shprehi të mbështeteni gjithmonë te partneri juaj, ta thirrni atë çdo gjysmë ore, ta pyetni për çdo gjë që ai e bën, atëherë urgjentisht ndalojeni këtë shprehi. Kjo shprehi herët ose vonë do ta bëj frajerin tuaj të lodhet nga ju dhe t’ju braktis.
Bëhuni praktike dhe realiste
-Një lidhje e suksesshme bazohet në atë se sa mirë ju e kuptoni frajerin tuaj. Mos harroni se frajeri juaj dëshiron edhe jetë të lirë. Mos kërkoni nga ai gjithmonë të jetë me ju. Lejojeni pak të marrë frymë. Fundi i fundit largësia e bën dashurinë më të fortë.
Shpreheni dashurinë tuaj
-Partnerit tuaj i duhen fjalët. Beni diçka speciale për të, shkruani një letër dashurie, blijani një dhurate ose bëni ndonjë befasi sipas preferencave të tij. Edhe “Të dua” e thjeshtë mund të bëj çudira. Befasojeni në momentin, që ai më së paku e pret.
Kaloni kohë kualitative
-Komunikimi kualitativ është shumë me rëndësi. Nëse të dy partnerët janë të punësuar, atëherë ata këtë kohë duhet ta bëjnë gjatë fundjavës, ndërsa çiftet e martuara mund të hanë një mëngjes së bashku ose mund të kenë çdo dite nga një bisedë 10 minutëshe para se të bien në gjumë.
Asnjëherë mos e nxirrni mllefin te partneri juaj
-Në punë ose diku tjetër brenda ditës mund të konsumoni energji negative. Mos e shfrytëzoni rastin që këtë energji ta çlironi te njeriu më i dashur për ju. Në vend të kësaj mund të kërkoni nga partneri juaj një përqafim. Besoni se funksionon.
Vishuni dhe rregullojuni
-Meshkujt i duan femrat e rregulluara. Mbajeni veten të mrekullueshme dhe tërheqëse. Kini kujdes me mënyrën që visheni dhe rregulloheni.
Xhelozia
-Një nga metodat e vërtetuara për të qenë tërheqëse për një mashkull është ta injoroni atë pak dhe ta bëni xheloz duke flirtuar me ndonjë mashkull tjetër të bukur.
Sjellja e përgjithshme
-A është personaliteti dhe sjellja e përgjithshme e jotja ajo që është tërheqëse për frajerin tënd. Nëse ai gabon mos u hidh menjëherë në sulm, por analizoje gabimin në vete dhe gjithmonë mundohu ti eliminosh të gjitha negativitetet dhe të krijosh sa më tepër veti pozitive.
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...