Dhe, këtë këshillë nuk e kemi shpikur ne vetvetiu, por jemi mbështetur nga hulumtime shkencore!
Psikoterapisti dhe shkrimtari M. Gary Neuman argumenton se ekzistojnë pesë mënyra të provuara shkencërisht se s’i ta lehtësoni tërheqjen në një ndjenjë që mund të pasojë në romancë.
Nëse keni në mendje dikë që me të vërtetë ju pëlqen dhe dëshironi diçka më shumë nga ai, por disi keni një ndjenjë se ky person nuk është i interesuar mjaftueshëm – këto këshilla, të mbështetura nga hulumtimet shkencore, me siguri do të ju vijnë në ndihmë. Nuk ju kushton asgjë t’i provoni…
Mbani kontaktin me sy
Njerëzit që janë të dashuruar mbajnë kontaktin me sy 75% të kohës. Në fakt, personat që mbajnë gjallë kontaktin me sy, kanë më shumë gjasa për rritje të intimitetit.
Dëgjoni
Dëgjimi është mënyra më e duhur për ta bërë një person të interesohet për ju. Njerëzit pëlqejnë të jenë në shoqërinë e atyre që shprehin interes të sinqertë në to, ndjenjat dhe përvojat e tyre, dhe kjo është e mundur vetëm përmes dëgjimit. Edhepse është normale që të shprehni edhe mendimet tuaja, madje edhe të përballeni me tema të ndryshme duke kundërshtuar, gjithsesi ju mos reagoni negativisht, por tregoni mirësjellje dhe dhembshuri.
Inkurajoni
Është e nevojshme që ju të inkurajoni partnerin si fitimtar, për shkak se kjo ndjesi çon drejtëpërdrejtë në dashuri. Pothuajse 48% e partnerëve konfirmojnë se si pasojë se nuk ndjehen të vlerësuar në shtëpi ata përfundojnë në ndarje.
Qeshni
Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Njerëzit që qeshin lehtë janë më tërheqës dhe veprojnë haptazi, dhe është shumë më lehtë t’i afroheni e të krijoni tërheqje dhe dashuri.
Prekuni
Studimet kanë treguar se çiftet që preken janë më të kënaqur me lidhjet e tyre. Prekja ju bën më të afërt me njëri-tjetrin dhe ju krijon raport më intim, duke ju bërë më të relaksuar me partnerin tuaj./femra.net/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë