Të puthësh një person për herë të parë, pavarësisht moshës që keni është një emocion shumë i veçantë. Edhe nëse keni shkëmbyer 100 puthje më parë me persona të tjerë, përsëri hera e parë me një person të ri është emocion më vete. Por puthja e parë është thikë me dy presa, pasi jo gjithmonë rezulton të jetë e bukur. Por pas një puthjeje të parë ka një sërë sinjalesh që vijnë nga trupi juaj. Jeni kurioz? Ja se çfarë i ndodh trupit tuaj kur puthni për herë të parë një person :
1 – Ju çliroheni nga stresi – Kur ju puthni një person, trupi çliron oksitoksinë, hormonin përgjegjës për lumturinë. Si pasojë për disa çaste të mira ndjenja e stresit largohet prej jush.
2 – Lufton kolesterolin – Po, puthja e ka edhe këtë efekt. Puthja ka efekt pozitiv në qelizat e gjakut. Sipas studimeve, puthjet romantike luftojnë kolesterolin dhe ju bëjnë më të lumtur.
3 – Ju rizgjon vigjilencën – Puthja e parë tregon shumë për personin të cilin po puthni. Gjatë asaj puthjeje instikti juaj ka aftësinë të jetë në nivel më të lartë, dhe ju ndihmon të vendosni nëse keni të bëni me një partner potencial për të ardhmen.
4 – Përjetoni një valë adrenaline – Adrenalina është një nga ndjesitë më të bukura që përjeton njeriu. Puthja e parë ju çliron një nivel shumë të lartë adrenaline e cila është thuajse e barabartë me konsumin e stimulantëve.
5 – Trupi ju çliron një shumëllojshmëri hormonesh – Nuk është vetëm adrenalina dhe oksitocina, por shumë hormone të tjera marrin jetë gjatë puthjes. Shijojeni
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen