A ndikon ndryshimi i stinës në trupin e njeriut? Studiuesit pranojnë që një sërë ndryshimesh ndodhin në trupin e njeriut me ndërrimin e stinëve, ndryshime që ndihen kryesisht me ardhjen e pranverës, më 21 mars.
Rritja e rrezatimit dhe ngrohtësisë së diellit ka një efekt të madh mbi trupin dhe trurin e njeriut. Ato ndikojnë në prodhimin e hormoneve të caktuara si melatonina, që ka efekt të drejtëpërdrejtë në emocionet tona, dhe në hapjen e oreksit.
Ndryshimet stinore ndikojnë gjithashtu në ritmin biologjik të organizmit të njeriut. Ato shoqërohen me rritje të temperaturave, zgjatjen e ditës dhe ndryshimin e mënyrës së të ushqyerit. Trupit të njeriut i duhet kohë për t’u përshtatur me këto ndryshime.
Kjo është arsyeja pse disa njerëz me ardhjen e pranverës ankohen shpesh për lodhje të tepruar. Kjo lloj simptome ka të bëjë me atë që quhet lodhja e pranverës. Kjo lodhje shoqërohet me çrregullime të gjumit, humbje të motivimit dhe mërzi. Megjithatë sipas mjekëve lodhja e pranverës është e butë dhe shpesh jetëshkurtër.
Shenjat e mësipërme janë më të theksuara në persona që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, organizmi i të cilëve jo gjithnjë i përballon aq lehtë. Në fakt kjo shihet si një periudhë tranzicioni me të cilën i gjithë organizmi i njeriut bën përpjekje për t’u ambientuar me stinën që vjen.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...