Lajmi i mirë në këtë periudhë krize është pranvera! Një pjesë e mirë e botës ka mirëpritur gjelbërimin, zogjtë, lulet, temperaturat në rritje dhe çeljen e pemëve. Ora ndryshoi dhe dita është më e gjatë. Këtë vit, si asnjëherë tjetër njerëzit i kanë sytë nga kjo stinë, me shpresën se ardhja e saj do të bëjë që koronavirusi të ndalojë. Përveç kësaj, ata që janë të shëndetshëm luten që të shijojnë ditët e gjata dhe optimizmin e kësaj stine sa më shpejt dhe izolimi i gjatë të marrë fund.
Shkencëtarë nga universiteti i Pennsylvania, pas studimeve të kryera kanë arritur në përfundimin se ardhja e pranverës i bën njerëzit më të motivuar për jetën, duke e konsideruar “si fillim të ri e të freskët”. Kjo stinë, i bën njerëzit të mendojnë se “pavarësisht sa të ngatërruara ishin gjërat, do të bëhen më mirë tani”. Sipas tyre, është momenti më i mirë për të nisur diçka të re, apo për të hequr dorë nga një ves i dëmshëm.
Momentet e para të ardhjes së pranverës na bëjnë ta shohim tablonë të plotë, me më shumë optimizëm dhe më të qartë.
Pranvera na çliron gjithashtu nga trishtimi i muajve të gjatë dimrit, pasi mungesa e dritës bën që humori i njerëzve të jetë gri në pjesën më të madhe të kohës.
Njerëzit janë evoluar në vende tropikale, ku ka shumë dritë dhe diell dhe kjo shpjegon pse truri ynë është i prirur të kërkojë ditë si këto.
Edhe pse në izolim, është e rëndësishme që njerëzit të marrin çdo ditë dozën e dritës së pranverës. Ekspertët sugjerojnë të zgjoheni herët nga gjumi dhe të kaloni kohë në ballkonin, apo kopshtin para shtëpisë nëse keni një të tillë.
Marrja e rrezeve të diellit pranveror na bën edhe më krijues. Në 2005-ën, psikologë të Universitetit të Michigan-it, zbuluan se qëndrimi një orë e gjysmë në diell përmirëson jo vetëm humorin, por edhe kreativitetin.
Zgjatja e ditës i mbush njerëzit me optimizëm edhe pse gjendemi në izolim dhe emocionalisht të ngarkuar. Vetëm ideja që jashtë është pranverë dhe ka dritë i mbush njerëzit me shpresë. Mendoni që kur e gjithë kjo të mbarojë, ajri do të jetë më i pastër, kënga e zogjve do të shijojë më shumë, ndërsa ne do të jemi më të ngrohtë me natyrën.
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve