Si ndikon pozita si flini në shëndetin tuaj?

15:50 | 30 Janar 2018
Arbresh.info

Mesatarisht, ne kalojmë 25 vjet të jetës sonë duke fjetur.

Kjo është e nevojshme sepse të pushosh aq sa duhet është jetësore për mirëqenien tonë të përgjithshme.

Nëse flini mirë, shëndeti juaj ka shumë përfitime – jo vetëm që e rigjallëroni trupin, por edhe truri juaj punon në mënyrë optimale.

Ne të gjithë e dimë se koha është shumë e çmuar, kështu që është me rëndësi të madhe që koha e kaluar në gjumë të jetë e shpenzuar mirë.

Më poshtë është një analizë e pozicioneve të ndryshme të gjumit për t’ju ndihmuar të zgjidhni të duhurin dhe më të përshtatshmin për ju, transmeton Klan Kosova.

Pozicioni 1

Fjetja në shpinë me duart e vendosura anash trupit është konsideruar të jetë pozita më e mirë e gjumit. Kjo pozitë e fjetjes njihet edhe si pozicioni ushtar dhe ka shumë përfitime shëndetësore.

Përparësitë:

Pozitë e përkryer për të pushuar shpinën, qafën dhe krahët

Ndihmon në përmirësimin e qëndrimit

Zvogëlon problemet me aciditetin

Ndihmon me pagjumësinë

Redukton shanset e dhimbjeve të kokës

Parandalon rrudhat e fytyrës

Të metat:

Ndërsa graviteti tërheq poshtë gjuhën, kjo pozitë e fjetjes mund të përkeqësojë gërhitjen tek njerëzit që vuajnë nga apnea e gjumit.

Mund të ndikojë negativisht në fetus.

Mund të shkaktojë dhimbje të shpinës.

Pozicioni 2

Në këtë pozicion, personi shtrihet në shpinë, por krahët i vendos anash kokës.

Përparësitë:

Pozitë e përkryer për të pushuar shpinën dhe qafën

Ndihmon me pagjumësinë

Redukton shanset e dhimbjeve të kokës

Parandalon rrudhat e fytyrës dhe çarjet e lëkurës

Të metat:

Pozita jo e përshtatshme e krahëve mund të ushtrojë presion mbi nervat në shpatull, duke shkaktuar dhimbje.

Mund të shkaktojë dhimbje të shpinës.

Pozicioni 3

Ndërsa flini në këtë qëndrim, ju shtriheni anash me të dy krahët e pozicionuar në rënie, në vijë të drejtë. Këshillohet të flini në anën tuaj të majtë për të pushuar më mirë organet tuaja vitale.

Përparësitë:

Pozicioni ideal i gjumit për shtyllën kurrizore pasi ka mbështetje të plotë në kurvën e saj natyrore.

Parandalon dhimbjen e shpinës dhe të qafës

Redukton gërhitjen

Ky është pozicioni më i mirë i gjumit për gratë shtatzëna.

Të metat:

Ndërsa këmbët tuaja nuk kanë mbështetje të mjaftueshme, shanset janë të mëdha që ju të keni dhimbje në shpinë ose ije.

Fjetja në krahë mund të çojë në plakjen e lëkurës, rrudhat e fytyrës dhe gjinj të varur.

Në disa raste, mund të shkaktojë edhe dhimbje të qafës.

Pozicioni 4

Pozicioni i fetusit përfshin fjetjen në krahë me gjunjë të tërhequr drejt kraharorit dhe mjekrës. Është pozicioni më i preferuar i gjumit në mesin e grave – mbi 41% e të anketuarve thonë se e preferojnë këtë mënyrë të fjetjes.

Këshillohet të flini në krahun tuaj të majtë për të pushuar më mirë organet tuaja vitale.

Përparësitë:

Redukton gërhitjen në mënyrë të konsiderueshme.

Një nga pozicionet e preferuara për gratë shtatzëna.

Fjetja në krahun e majtë mund të ndihmojë në uljen e thartirës.

Të metat:

Ky pozicion i fjetjes mund të shkaktojë tendosje në qafë dhe shpinë, duke shkaktuar dhimbje.

Ky pozicion, si pozicionet e tjera anësore të gjumit, mund të shkaktojë rrudha të lëkurës./klan kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme