Sipas një studimi gjerman, të moshuarit që kalojnë më shumë kohë me nipërit dhe mbesat kanë shëndet më të mirë dhe jetojnë më gjatë.
Psikologu Ralph Hertwig dhe kolegët e tij nga Instituti Max Planck në Berlin studiuan të dhënat nga Anketa mbi Plakjen, në të cilën u ekzaminuan më shumë se 500 njerëz mbi moshën 70 vjeç për disa vite me rradhë, transmeton portal arbresh.info
Ata gjetën se gjysma e gjyshërve që herë pas here kujdeseshin për nipërit dhe mbesat ishin ende gjallë edhepas disa vitesh që ishte kryer intervista, ndërsa ata që nuk kujdeseshin për nipërit dhe mbesat kishin ndërruar jetë më herët.
“Megjithatë, është e gabuar të konkludohet se sa më shumë të angazhoheni për t’u kujdesur për nipërit tuaj, aq më gjatë do të jetoni,” paralajmëroi studimi.
Rezultatet e studimeve të mëparshme, në të cilat gjyshërit ishin përgjegjës për t’u kujdesur për nipërit e mbesat e tyre gjatë gjithë ditës, treguan se një detyrë e tillë ishte shumë stresuese dhe rraskapitëse për ta.
“Duhet të gjeni një rrugë të mesme”, thotë Hertëig, duke shtuar se duhet të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. “Pritja e ndonjë gjëje në këmbim mund të rezultojë shumë shpejt në zhgënjim nëse një lloj falënderimi nuk u oftohet edhe për gjyshërit”./arbresh.info/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...