Siç mund ta dini nuk ka një moshë fikse për ardhjen e periodave. Çfarë ndikon në mënyrë të pashmangshme është faktori gjenetik: prandaj shumë vajzave u vjen cikli në të njëjtën moshë si nënës së tyre, gjyshes apo motrës.
Sidoqoftë ndikohet edhe nga shumë faktorë të tjerë, si pesha e trupit, që është shumë e rëndësishme. Që të fillojë cikli i vezores trupi duhet të ketë sasinë e duhur të yndyrës, ndaj pak përpara periodave vajzat pësojnë një shtim të vogël në peshë.
Kur pesha e trupit është mbi mesataren, cikli mund të vijë në moshë më të hershme se zakonisht. Ekspertët thonë se shtimi i obezitetit mund të jetë arsyeja pse tani vajzave po u vijnë menstruacionet në moshë më të vogël se më parë.
Por ashtu si shëndeti i organizmit ndikon tek mosha e shfaqjes së periodave, ashtu edhe mosha ndikon tek shëndeti në vazhdimësi të jetës. Mosha e konsideruar normale është 12 deri në 16 vjeç.
Vajzat të cilave cikli u ka ardhur më herët se zakonisht janë më të rrezikuara se të tjerat nga kanceri i gjirit, rreth 20%. Gjatë ciklit menstrual gjendrat e gjirit ekspozohen më shumë ndaj estrogjenit (hormoni femëror), dhe sa më i gjatë të jetë ky ekspozim, aq më shumë mundësi ka për t’u zhvilluar tumori.
Nga ana tjetër, cikli në moshë më të madhe se e zakonshmja ul rrezikshmërinë e kancerit në mitër. Pas çdo cikli menstrual cipa e mitrës preket nga ndryshime, çka e bën më të prekshme nga tumoret. Sa më vonë të vijnë periodat, aq më pak cikle menstruale ndodhin.
Mosha e periodave të para ndikon edhe tek mendja; sipas një studimi të fundit të Universitetit të Kalifornisë Veriore, sa më herët të vijnë periodat, aq më mirë funksionon truri pas menopauzës.
E ndërsa besohet se sa më vonë të vijnë periodat, aq më shumë do të zgjasë periudha e fertilitetit, ekspertët shpjegojnë se nuk asnjë lloj ndikimi./revistaanabel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...