Perceptimi ynë për ngjyra të ndryshme përcaktohet nga zakonet, traditat kulturore dhe në shumë mënyra, edhe nga vetë natyra. Për shembull, ngjyra e kuqe është e njohur për të rritur rrahjen e pulsit të zemrës.
Prandaj, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e veshjes, zgjedhja e duhur e ngjyrave mund ta përmirësojë gjendjen tuaj dhe t’ju bëjë më tërheqës në sytë e atyre që gjinden përreth jush, transmeton Telegrafi.
Kjo ngjyrë nuk është aq e drejtpërdrejtë sa mund të duket. Veshja e ngjyrës së kuqe kërkon guxim. Duhet ta zgjedhni një nuancë e cila i përshtatet ngjyrës së lëkurës tuaj. Një veshje e kuqe mund të rrisë vetëbesimin dhe t’ju bëjë të dalloheni në një turmë njerëzish. Në pjesën më të madhe të botës, ngjyra e kuqe posedon aurën e pasioneve të rrezikshme dhe seksualitetit. Përveç nëse jeni në Indi, ku ngjyra e kuqe është ngjyrë tradicionale e fustaneve të nusërisë.
Kombinimi kuq e zi ka kohë prej që është bërë klasiku i modës. Për një efekt edhe më interesant, mund të provoni ta kombinoni edhe ngjyrën e kuqe me të bardhë ose me ngjyrë të trupit.
Sipas ekspertes së mirënjohur të stilit, Jeannie Mai , kjo ngjyrë mund t’ju ndihmojë të krijoni miqësi edhe me personalitetet më të ngurta. Megjithatë, pothuajse njësoj si me ngjyrën e kuqe, duhet të jeni të kujdesshëm për të zgjedhur një ngjyrë që përshtatet me atë të lëkurës tuaj. Nëse ndiheni të pasigurt për nuancën që keni zgjedhur, provoni fillimisht ta kombinoni me aksesorë ose funde, apo sende që nuk do të ndikojnë në skemën tuaj të sipërme të trupit.
Duke qenë e kundërta e ngjyrës së kuqe, e kaltërta ndikon në psikologjinë tonë duke zvogëluar shtypjen e gjakut. Qoftë nëse jeni duke u përpjekur të çlodheni pas një dite të ngarkuar në punë apo jeni duke u përgatitur për një takim të rëndësishëm, veshja e ngjyrës së kaltër gjithmonë është opsioni i duhur. Kjo ngjyrë sigurisht se të dyve do t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të krijoni një përshtypje të parë pozitive!
Një tjetër ngjyrë qetësuese dhe e që mund të gjallërojë gjithçka në të njëjtën kohë. E gjelbërta ka shumë nuanca, gjë që e bën të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Nëse doni ta theksoni veshjen e gjelbër, atëherë përdorni aksesorë me ngjyrë neutrale. Kur përdorni një nuancë të lehtë të kësaj ngjyre, mund të eksperimentoni duke kombinuar sendet e gjelbërta me bizhuteri ose kapela me ngjyra të ndezura.
Kjo ngjyrë është thelbësore për krijimin e një përshtypjeje me përvojë dhe vetëbesim të lartë. Për shembull, rekomandohet që të vishni vjollcën në një intervistë pune. “Veshjet me ngjyrë vjollce mund të bëjnë që fytyra e re të duket më e pjekur,” thekson Jeannie Mai. Për më tepër, vjollca mund ta gjallërojë edhe pamjen më të zakonshme.
Kjo është ngjyra që i përshtatet të gjithëve! Kur është fjala për veshje, e zeza është e njohur që krijon një efekt vizual të një trupi më të hollë. Në përgjithësi, rrobat me ngjyrë të zezë mund të krijojnë një përshtypje të zymtësisë, por që njëkohësisht edhe të elegancës.
Ngjyra e portokalltë
Një ngjyrë që kombinon cilësinë e diellit të verdhë dhe thellësinë e të kuqes. Ngjyra e portokalltë mendohet të jetë ideale për stimulimin e aktivitetit dhe kreativitetit. Ju nuk duhet të kombinoni një ngjyrë të tillë me ndonjë gjë të dukshme. Në vend të kësaj, përpiquni ta përdorni atë në kombinim me ngjyrat e ftohta ose neutrale. /Telegrafi/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...