Google ADS

Si ndikojnë filmat erotikë në jetën seksuale?!

00:55 | 22 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Një pjesë e madhe e njerëzve thonë se filmat pornografikë krijojnë varësi, promovojnë misogjininë dhe dhunën seksuale, shpin në seks më të rrezikshëm dhe thjesht është duke e krijuar një epidemi të problemeve me ereksion dhe po i shkatërron lidhjet.

Këto janë vetëm pak ndër arsyet e shumta se përse shteti i Utah së fundmi ka shkuar aq larg saqë formalisht ka deklaruar se filmat pornografikë janë “krizë e shëndetit publik”.

Por, a janë filmat pornografikë një forcë kaq destruktive?

Është tejet e vështirë të vini në këtë konkludim kur i shikoni ato se çfarë thonë hulumtimet.

Këtu i keni pesë fakte shkencore të cilat e sfidojnë nocionin se filmat pornografikë janë përgjegjës për kaq shumë probleme.

Filmat pornografikë nuk krijojnë varësi

Hulumtimet neuroshkencore kanë zbuluar se çfarë ndodhë brenda trurit të ashtuquajturve “persona të varur nga filmat pornografikë” nuk është aspak diçka që mund ta prisni nga njerëzit të cilët me të vërtetë kanë një varësi.

Normalisht se disa njerëz me të vërtetë kanë probleme sa i përket shikimit të rregullt të filmave pornografikë – askush nuk e mohon këtë. Megjithatë, studimet thonë se problemi i tyre nuk krijon “varësi” – si drogat apo alkooli.

Shikimi i filmave pornografikë nuk krijon probleme me penis

Dy studime të fundit e kanë sfiduar konceptin se shikimi i filmave pornografikë shkakton probleme me ereksion.

Hulumtimet e studimeve në fjalë sugjerojnë se meshkujt të cilët shikojnë më së shumti filma pornografikë nuk janë më të prirë të kenë probleme me ereksion sesa meshkujt që shikojnë më pak filma të tillë.

Filmat pornografikë mund të jenë shpëtimi i jetës seksuale në çift…

Çiftet të cilët shikojnë së bashku filma pornografikë janë më të kënaqur seksualisht sesa ata që nuk shikojnë video XXX – të paktën kështu thonë hulumtimet e fundit, transmeton Telegrafi.

Por, përse ky konkludim? Kjo mund të jetë për shkak se filmat pornografikë janë mënyrë e lehtë për të injektuar pak risi dhe emocione në jetën tuaj seksuale.

Por, kjo nuk do të thotë se filmat pornografikë janë komplet të padëmshëm për çdo njeri…

Ka një problem për të cilin duhet të ndjeheni të paralajmëruar: kjo përmbledhje e hulumtimeve nuk do të thotë se filmat pornografikë asnjëherë nuk shkaktojnë probleme.

Lloje të caktuara të njerëzve të cilët shikojnë lloje të caktuara të filmave pornografikë mund të përjetojnë edhe efekte negative.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme