Mjaft bëtë fajtorë revistat, kinemanë dhe televizionin që nxjerrin vazhdimisht modele të dobëta dhe aktore në kufijtë e anoreksisë. Dëshira që shumë vajza kanë për të qenë si ato, mund të jetë diçka e lindur e pranishme tek ADN-ja e çdo njeriu.
Sipas asaj që raportojnë kërkuesit e universitetit shtetëror të Miçiganit në “International Journal of Eating Disorders” kodi gjenetik është përgjegjës për pothuajse gjysmën e arsyeve që e bëjnë një grua të mos ketë dëshirë për të ngrënë. Në të vërtetë, të jesh elegante, sot është kthyer në një ide fikse për shumicën e grave dhe vajzave. Imazhi i femrës ideale është që të jetë e gjatë dhe e dobët. Në vitet ‘60 pamja e Grejs Kellit mënjanoi imazhin e Merlin Monrosë.
Bukuria është e barabartë me elegancën. Dieta, ushtrime fizike, pa bark dhe me muskuj të formuar. Kjo, nuk është aspak moda e kohëve të fundit, por prej më tepër se një shekulli është kthyer në një imperativ kategorik, në një detyrim për të gjitha femrat që e adhurojnë të bukurën. Por pikërisht këto “fiksime” kanë arritur ta çojnë femrën deri në anoreksi, duke i shkaktuar madje dhe vdekjen. Studimi “Të gjitha jemi të bombarduara nga mesazhe që ngrenë lart virtytet e të qenët e dobët dhe nga shembuj figurash femërore thuajse në kufijtë ekstremë të dobësisë”, thotë Jessica Suisman, kërkuese në institutin amerikan dhe autore e studimit. “Por jo te të gjitha gratë këto modele bëjnë përshtypje.
Disa kërkojnë t’i imitojnë, të tjera nuk e vrasin mendjen hiç, ndaj na erdhi natyrshëm të pyesnim që mund të ketë ndonjë arsye të lindur që qëndron në bazë të këtyre sjelljeve të ndryshme”. Për t’iu përgjigjur një pyetjeje të tillë ekspertët amerikane morën në konsideratë më shumë se 300 binjake me moshë nga 12 deri në 22 vjeç.
Suisman dhe kolegët vlerësuan se sa shumë vajzat e kishin shndërruar dobësinë në një ideal dhe u kërkuan atyre se sa donin t’u ngjanin top-modeleve apo divave të ndryshme të spektaklit. Pastaj krahasuan përgjigjet e ndryshme të dhëna nga çiftet e binjakeve identike me ato jo identike. Në rastin e parë vajzat kishin të njëjtën “pasuri” gjenetike 100 për 100, sepse derivonin nga e njëjta qelizë-vezë e fekonduar nga një spermatozoid i vetëm (monozigotë) ndërsa në rastin e dytë, kur bëhet fjalë për binjakë jo të një veze, gjenet e përbashkëta janë vetëm gjysmë. “Binjaket identike tregonin nivele të idealizmit të dobësisë më të ngjashme mes tyre, por nuk ndodhte kështu me binjaket e grupit tjetër, jo të një veze”, deklaron Suisman, “që sugjeron se gjenetika mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë çështje”.
Sipas ekspertëve, gjenet mbulojnë rreth 43 për qind të dëshirës për të qenë të dobët. Gjenet dhe ambienti Po atëherë gazetat, TV dhe gjithçka që na rrethon nuk ndikon në mënyrën se si ne e gjykojmë veten përpara pasqyrës për mënyrën se si duam që të jemi? Nga studimi amerikan del hipoteza se disa gra janë më të brishta krahasuar me të tjerat në influencimin nga modele të caktuara estetike, sepse sipas studimeve që u bënë, janë gjenetikisht më të predispozuara, por sigurisht që edhe ambienti rrethues luan një rol të rëndësishëm. Ajo që ndikon më së shumti në idenë fikse për të pasur një formë fizike perfekte, nuk janë elementët e zakonshëm me shumë njerëz si shkolla, familja, gjendja sociale, por eksperiencat individuale të çdo vajze në veçanti, si praktikimi i një lloj sporti të veçantë dhe për më tepër një rreth shoqëror që dobësisë dhe formës fizike i kushton një vëmendje shumë të madhe.
Rreziqe dhe perspektiva
Të dëshirosh me çdo kusht një trup prej top-modeleje mund të jetë hapi i parë drejt një raporti të keq me ushqimin dhe vetveten. Gjithçka fillon me mospëlqimin e vetes përpara pasqyrës dhe përfundon me adaptimin e sjelljeve tipike për një shqetësim ushqimor. Anoreksia dhe bulimia godasin një numër gjithmonë më të lartë të rinjsh, dhe madje dhe për këto lloj patologjish thuhet se disa gjene të veçanta luajnë rol të rëndësishëm. Studimi i Suisman jep vetëm disa të dhëna paraprake dhe nuk është se ka gjetur se cilat gjene janë përgjegjëse për dëshirën e jashtëzakonshme për të qenë e dobët. Hapi tjetër është specifikimi i këtyre gjeneve për të parë nëse janë të përfshirë edhe në çrregullimet ushqimore./gsh/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?