Çdo verë, mijëra njerëz martohen – por ky vendim normalisht se ka efekt edhe në shëndetin e tyre.
Hulumtuesit kanë identifikuar një variacion trendesh që tregojnë se si martesa i ndryshon njerëzit.
Historikisht është menduar se martesa është gjë e mirë për shëndetin mendor e fizik, ndoshta për shkak të idesë se të pasurit një partner mbështetës mund ta bëjë dikë më të shëndetshëm.
Por, hulumtimet e fundit kanë zbuluar se lidhja mes martesës, shëndetit dhe mirëqenies është më e komplikuar se ç’mendojmë.
Hulumtimet sugjerojnë se personat e martuar kanë rrezik më të ulët të llojeve të caktuara të sëmundjeve të zemrës, por të martuarit janë gjithashtu më të prirë të kenë peshë të tepërt.
Normalisht, kjo gjë nuk vlen për çdo person, sepse çdo martesë është e ndryshme, varësisht nga individët që përfshihen, lidhjet e tyre, planet, stili i jetesës, etj.
Duke pasur këto në mendje, më poshtë i keni disa mënyra se si martesa ka tendenca të ndikojë te njerëzit:
– Të martuarit në përgjithësi janë më të shëndetshëm sesa tjerët
– Por, personat e martuar, posaçërisht meshkujt, janë më të prirë të jenë obezë dhe mbipeshë. Dy gjinitë janë më pak të prirë të bëjnë ushtrime fizike pas martesës
– Personat e martuar janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
– Por, rreziku për sëmundje të zemrës është më i lartë te individët e shkurorëzuar apo te ata që iu ka vdekur partneri
– Të martuarit raportojnë për shëndet më të mirë mendor dhe konsumim më të ulët të alkoolit
– Në vitin e parë të martesës, meshkujt bëhen më të ndërgjegjshëm, ndërsa gratë më pak nervoze
– Njëkohësisht, në vitin e parë meshkujt fillojnë të bëhen më të hapur dhe e kundërta ndodh me femrat.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...