Si e pini kafen? Lexoni personalitetin tuaj në një filxhan

18:31 | 24 Nëntor 2018
Arbresh.info

Një filxhan kafeje në duart tuaja nuk është vetëm shkumë dhe sheqer në fund, por në të gjendet edhe personaliteti juaj, thotë një libër i ri, i cili pretendon se zgjedhja e kafesë ka kuptime të fshehura.

Ekspertë të gjuhës së trupit, në librin e tyre ‘The You Code’ (Kodi i Vetes), shpjegojnë se përzgjedhja e llojit të kafesë mund të japë të dhëna mbi vlerësimin që ka një person për veten, nivelin e tij të stresit apo edhe jetën seksuale.

Kafe ekspres

Autorët shprehen se ekspresi është “cigarja pa filtër” e botës së kafesë. Kafeja e thjeshtë zakonisht është e preferuara e njerëzve që punojnë shumë, të vendosur dhe hijerëndë. Nëse pini kafe ekspres jeni të prirur të udhëhiqni dhe t’i arrini shpejt qëllimet. Nga ana tjetër, jeni besnikë dhe të besueshëm. Këta persona mund të kenë shumë përvojë në jetë, janë optimistë, partnerë pasionantë.

Coffee

Kafe e zezë

Këta tipa njerëzish janë kursimtarë dhe veprojnë vetëm për të realizuar qëllimin e tyre. Konsumatorët e kafesë së zezë janë të qetë dhe herë-herë me humor, por të prirur për shpërthime të shkurtra emocionale, që janë shpesh jo të mira.

Makiato

Njerëzit që pinë kafe me qumësht janë përgjithësisht të butë, nuk u pëlqejnë situatat e forta dhe marrëdhëniet intensive. Jeni të prirur të minimalizoni streset në jetën tuaj por ndonjëherë silleni pa vendosmëri.

Kapuçino

Nëse pini kapuçino do të thotë se ju pëlqen ta shijoni jetën, të mendoni shkurt dhe të bëni zgjedhje të thjeshta. Mund të jeni të prirur drejt materiales dhe seksit. Mërziteni shpejt nga situatat dhe njerëzit; jetë për ju do të thotë imagjinatë dhe lojë.

Frape (kapuçino me akull)

Një konsumator i frapesë është i aftë të bëjë gjithçka Ata adhurojnë veten dhe modën, por shpesh e tregojnë se janë kopje e dobët e dikujt tjetër. Marrëdhëniet e personave që konsumojnë frape zgjasin shumë pak.

6356086664428222311699745858_friends-drinking-coffee-inspiration-decorating-3.imgopt1000x70

Kafe pa kafeinë ose qumësht soje

Janë persona që duan të kenë gjithnjë të drejtë, që shqetësohen për ekologjinë dhe tepër të kujdesshëm për gjithçka, shumë të prirur për t’u mërzitur shpejt dhe si përfundim të dobët në shtrat.

Personat që e pinë kafenë menjëherë

Janë persona të qeshur, tipa optimistë, të cilëve u pëlqen të gëzohen dhe ta jetojnë jetën deri në çastin e fundit. Por personat që e pinë kafen shpejt, mund të jenë edhe persona që nuk ndërmarrin hapa të rëndësishëm për karrierën e tyre dhe që u pëlqen t’i zbulojnë pikat e tyre të dobëta te të tjerët.

Nuk pini kafe

Shmangia e kafes flet për një njeri që ka frikë të eksperimentojë. Ju pëlqen të krijoni një zonë rehatie dhe të mos dilni përtej saj. Shpesh të kontrolluar në çdo detaj, mund të bëheni të lodhshëm për veten dhe të tjerët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme