Shkencëtarët kanë publikuar rezultatet e hulumtimit të cilin e kanë bërë me grupin prej 138 femrave dhe 121 meshkujve.
Nëse partnerja juaj aktron orgazmën, mbase kurrë nuk do të mësoni, mirëpo nëse vetë jua ka pranuar që ajo gjë i ndodh shpesh, atëherë bëhuni gati edhe në faktin që me siguri do t’ju tradhtojë sesa femra e cila kurrë nuk aktron.
Nga ana tjetër, nuk është konstatuar që femrat të cilat përjetojnë më numër më të vogël orgazmash, shpesh tradhtojnë partnerët.
Fjala është thjesht për femrat të cilat shtiren që kanë arritur kulmin e kënaqësisë.
Ekspertët kanë gjetur lidhjen midis aktrimit të orgazmës dhe tradhtisë, me ç’rast njëra e kushtëzojnë tjetrën, transmeton telegrafi.. Studimi i madh ka zbuluar se sa më shpesh që femra aktron orgazmën, është më e sigurt që do ta tradhtojë partnerin.
Nga ana tjetër, nuk është konstatuar që femrat të cilat përjetojnë numër më të vogël orgazmash shpesh tradhtojnë partnerët.
Është studiuar grupi prej 138 femrash dhe 121 meshkujsh të cilët janë aktualisht ose kanë qenë në lidhje heteroseksuale.
Femrat i kanë pyetur sa kanë pasur orgazma intensive dhe sa të shpeshta, ndërkaq meshkujt sa shpesh partnerja apo bashkëshortja përjeton orgazëm.
Pyetje të përbashkëta edhe njërës gjini edhe tjetrës ishin të lidhura me tradhtitë, shkruajnë mediet britanike.
Autorët e studimit “Human Female Orgasm as Evolved Signal” kanë shkruar: Aktrimin e orgazmës e kemi lidhur me tradhtinë te femrat dhe me lidhjen e kënaqësisë së dobët tek meshkujt.
Me fjalë të tjera, orgazma e aktruarshumë më tepër flet për besueshmërinë që femra nuk do të jetë besnike në lidhje, sesa orgazmat e vërteta.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...