Sivjet orët lëvizin të dielën, më 25 mars, në orën 2 të mëngjesit.
Edhe pse të gjithë do të heqim dorë nga një orë gjumë, më së vështiri e kanë njerëzit e punësuar, të cilët do të jenë shumë nervozë dhe të lodhur.
Koha e mesme, sipas Griniçit (Greenwich Mean Time – GMT) sërish do të lëvizet në të dielën e fundit në tetor, madje më 28 tetor, kur do të flemë një orë më shumë, transmeton Telegrafi.
Përshtatja humbjes së një ore dhe gjumit më të shkurtër gjithmonë është e vështirë, mirëpo, sipas ekspertit i cili merret me studimin e gjumit, Dave Gibson, për shkak që është e vështirë ta detyrosh organizmin që të lodhet dhe të shkohet në gjumë një orë më herët.
Si t’i përshtateni dallimit kohor?
Ekziston mënyra se si t’i përshtateni këtij ndryshimi të orës dhe si ta bëni që humbja e një ore gjumë të mos ndikojë në efektivitetin tuaj në punë.
Përgatitja për këtë përshtatje duhet të fillojë duke ndërprerë që në organizëm të fusni kafeinë. Kjo do të thotë që të flini më mirë dhe që do të keni fillim të lehtë të ditës së nesërme.
Për shumicën kjo do të jetë e vështirë, mirëpo do t’ju mundësojë që të flini gjysmë ore më shumë se zakonisht.
Gibson rekomandon edhe që të merrni Valerianë në formë çaji apo tableta sepse këto do t’ju qetësojnë dhe do t’ju ndihmojnë që të flini së paku gjysmë ore më herët.
Valerianën duhet ta merrni 30 deri 45 minuta para se të shkoni në krevat. Çaji i kamomilit gjithashtu mund t’ju ndihmojë të flini.
Sot do të jeni gjysmë ore të përshtatur për zonën kohore, gjë që do të thotë që të gjitha racionet duhet t’i lëvizni për gjysmë ore më herët.
Gibson propozon edhe që ushqimin ta plotësoni me probiotikë apo me jogurt, sepse është treguar që ata ndihmojnë në problemet me gjumin.
– Kur të dielën në mëngjes të zgjoheni, zgjimi do të jetë në zonën e re kohore, pa humbur gjumë, – thotë Dave Gibson.
– Koha e racioneve tuaja natyrisht do të vijë në vendin e vet të dielën, kështu që edhe më herët do të flini sepse organizmi juaj tashmë është përshtatur me llogaritjen verore të kohës.
Kështu do të jeni të përgatitur mirë për të hënën.
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...