Vendosja e maskës në fytyrë merr pak kohë për t’u mësuar. Për të përfituar sa më shumë, duhet të shmangni këto gabime të zakonshme.
Maskat me ngjyra, stile dhe materiale të ndryshme u shfaqën në fytyrat e njerëzve përreth nesh dhe u bënë përditshmëri e jona që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa është një lajm i mirë që shumë njerëz janë duke e bërë pjesën e tyre për ta ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, lajmi i keq është se shumë prej tyre janë duke vendosur maskat gabim.
“Vendosja e maskës merr pak kohë për t’u mësuar, pa dyshim. Me shumë gjasë ju e keni vendosur maskën ashtu si duhet nëse ju duket sikur po ju merret fryma”, ka thënë Dr. Scott Segal, shefi i anesteziologëve në Qendrën Shëndetësore për Baptizmin “Wake Forest”.
Një nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë është që i lëvizin maskat e tyre dhe i tërheqin poshtë hundës ose e heqin krejtësisht nga fytyra duke e lënë vetëm poshtë mjekrrës, transmeton Klan Kosova.
“Nuk duhet absolutisht ta lëvizni dhe ta tërhiqni maskën tuaj poshtë mjekrrës, derisa jeni jashtë. Nëse vendosni që të mbani maskë, atëherë mbajeni si duhet”, ka thënë Shan Soe-Lin, ligjëruese në Institutin për Çështje Globale “Yale Jackson”.
Më poshtë janë disa rregulla se si DUHET dhe NUK DUHET ta vendosni maskën:
MOS e vendosni maskën poshtë hundës tuaj
MOS e leni mjekrrën e ekspozuar
MOS e vendosni maskën tuaj lirshëm duke lënë hapësira anash
MOS e vendosni maskën ashtu që mbulon vetëm majën e hundës tuaj
MOS e shtyni maskën poshtë mjekrrës që ta leni në qafë
VENDOSNI maskën ashtu që ajo të jetë deri lart afër ‘urës’ së hundës tuaj dhe poshtë mjekrrës. Bëni më të mirën për të shtrënguar lidhëset në mënyrë që maska të jetë e fiksuar në fytyrën tuaj, pa hapësira anash.
Pasi ta keni gjetur pozicionin e duhur për vendosjen e maskës, ndiqni këto rregulla për të qëndruar të sigurt:
Lani duart tuaja gjithmonë para dhe pasi ta vendosni maskën.
Përdorni lidhëset për ta vendosur dhe për ta tërhequr maskën.
Mos e prekni pjesën e përparme të maskës kur e hiqni.
Për ata që jetojnë në banesa, vendoseni dhe hiqeni maskën derisa jeni brenda banesës tuaj. Ashensorët dhe shkallët mund të jenë zona me kontaminim të lartë.
Lajeni dhe thajeni maskën tuaj – nga materiali – çdo ditë dhe mbajeni në një vend të pastër dhe të thatë.
Mos keni një sens të rremë të sigurisë.
Mos harroni, maskat ofrojnë mbrojtje të kufizuar dhe kanë efekt të plotë vetëm kur kombinohen me larjen e vazhdueshme të duarve me ujë dhe sapun dhe distancën sociale.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...