Viti 2020 ka qenë një vit i bllokuar për nga udhëtimet, ndërsa viti 2021 jep pak shpresë kur vjen fjala te udhëtimet.
Ekspertët e udhëtimit kanë përdorur mediat sociale për të kryer një anketim, me më shumë se 40 milionë njerëzve, me qëllim të kërkimit të ideve dhe frymëzimit mbi udhëtimet që mund të bëjmë këtë vit, transmeton portal arbresh.info
Sipas ekspertëve, turistët këtë vit do të zgjedhin natyrën, do të bëjnë udhëtime të shkurtra për fundjavë, do të vizitojnë parqe kombëtare dhe shtëpi që ndodhen nëpër pyje.
Ekspertët thonë se ‘gjumi nën yje’ do të jetë turizmi favorit për këtë vit.
Shumica e të anketuarve që punojnë nëpër zyra, ose nga shtëpia por me kompjuter, kërkojnë pushime larg teknologjisë.
Ekspertët gjithashtu kanë theksuar se fjalët si ‘kinema në makinë’, ‘darkë në makinë’ dhe ‘udhëtime me makinë’ kanë qenë më të kërkuarat deri tani.
Me pak fjalë, nga takimet romantike në vendet që do të na shërbejnë për t’u çlodhur për një kohë, makina do të bëhet një pjesë e rëndësishme e mënyrës sesi jetojmë./arbresh.info.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...