Rigoni njihet si “Mrekullia e Malit” dhe është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit. Studimet kanë treguar se rigoni ka fuqi antioksiduese më të mëdha se vitamina E, frutat, perimet apo frutat e thata. Specifikisht tek rigoni aktiviteti antioksidues është 42 herë më i lartë se ai i mollëve, 30 herë më i lartë se ai i patateve, 12 herë më shumë se portokallet dhe 4 herë më i lartë se boronicat.
Rigoni njihet për fuqinë anti-bakteriale dhe rekomandohet të përdoret për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve apo problemeve shëndetësore përfshirë kollën. Në këtë artikull do të mësoni se si të përdorni rigonin për përgatitjen e një shurupi krejt natyral kundër kollës. Për përgatitjen e shurupit natyral për kollën ju nevojiten përbërësit e mëposhtëm:
Gjysëm filxhan çaji me mjaltë,
2 thelbinj hudhër
2 degë rigoni të freskët.
Sipas dëshirës mund të shtoni edhe gjysëm filxhani me qepë të grira dhe lëngun e një limoni.
Përgatitja:
Vendosni një tenxhere të vogël në zjarr, hidhni gjysëm filxhan çaji me ujë e më pas kur të marrë valë hidhni thelbinjtë e hudhrës dhe rigonin. Ziejini për 5 minuta dhe më pas hiqeni tenxheren nga zjarri. Lëreni të ftohet për disa minuta e më pas shtoni mjaltin. Lëngun mund ta pini menjëherë. Një alternativë tjetër e përgatitjes së shurupit është që t’i fusni të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe t’i mbani gjatë natës.
Në fillim fusni rigonin, më pas hudhrën, limonin e prerë në feta dhe qepët. Shtoni mjaltin dhe ujin, mbylleni kapakun dhe lëreni të mbyllur deri në mëngjes. Të nesërmen mund të përdorni shurupin dhe pjesën e mbetur ta mbani në frigorifer. Shurupi i përgatitur në këtë mënyrë është më i fortë sepse vlerat e qepës dhe hudhrës mbeten të pandryshuara. Shurupi i rigonit mund të merret jo vetëm kundër kollës por edhe acarimit të fytit. Ju mund të konsumoni nga një lugë gjelle shurup sa herë të keni nevojë. Ky shurup nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën dy vjeç për shkak të mjaltit./AgroWeb
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes s...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...