Një prekje me dashuri dhe kujdes nga personi i zemrës suaj tregon sesa e rëndësishme jeni ju në jetën e tyre.
Kjo prekje apo shtrëngim duarsh ju jep rehati të dyfishtë, kur ju jeni sëmurë apo jeni lënduar nga diçka.
Në fakt kjo mbetet ende një gjë enigmatike, mirëpo një studimi i fundit na jep përgjigje pse shtrengimi i duarve me personin që doni mund të jetë i fuqishëm sa ilaçet:
Edhe pse tingëllon e pabesueshme, të keni një partner që ua mban dorën kur ju ndjeni dhimbje fizike ose shpirtërore, kjo vuajtje do t’ju zvogëlohet nga prania e këtij personi. Ky mund të quhet ilaç i dashurisë dhe mund t’ju shërojë. Por le të zbulojmë se si funksionon dhe më poshtë gjeni shpjegimin e mekanizmit të këtij ilaçi.
Gjithçka çfarë kemi nevojë në jetë është dashuria dhe sinqeriteti i njerëzve që na rrethojnë. Goldstein, një psikolog që ka studiuar fuqinë e prekjes njerëzore, zbuloi një anë të re të dashurisë duke bërë një eksperiment me gruan e tij gjatë lindjes së vajzës së tyre. Gjithashtu, ai e bëri këtë eksperiment tek 20 çifte që ishin në të njëjtën situatë gjatë një viti. Ajo çfarë rezultoi nga ky test ishte: Gruaja duke pasur pranë bashkëshortin teksa sillte në jetë fëmijën kishte më shumë siguri dhe dhimbje më të vogël. Edhe nëse bashkëshorti nuk ia mbante dorën, fakti që ishte aty për të, e bënte të ndihej më mirë.
Pra, mesazhi është i qartë: Kur partneri apo partnerja juaj ka ndonjë dhimbje, prekja juaj mund të jetë “shërimi” pasi do t’ua lehtësojë dhimbjet dhe do ta bëjë më të fortë lidhjen mes jush.
Këtë eksperiment mund ta provoni që tani nëse keni ndonjë dhimbje. Dora e partnerit/partneres do t’ju “shërojë”.
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...