Nëse keni flokë të yndyrshëm, që bëhen për t’u larë brenda ditës, provojeni këtë trik!
Shtoni pak kripë të trashë në shampon e zakonshme të flokëve (nuk është e nevojshme të blini një enkas për yndyrën) dhe lajini flokët njësoj siç bëni gjithmonë. Kaloni më pas balsamin dhe shpëlajini.
Do ta shihni menjëherë ndryshimin! Çka është më e rëndësishmja, do të shihni që yndyra nuk do të shfaqet aq shpejtë.
Për veprim edhe më të efikas, shtoni kripë edhe në balsam. Kalojeni masën në flokë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Do të shihni që flokët do të duken me më shumë volum dhe pa funde të djegura.
Për lëkurën e fytyrës
Në këtë rast, nuk është e nevojshme të shtoni kripë në të gjithë sapunin e lëngshëm me të cilin lani fytyrën! Mjafton të hidhni fare pak në dorë, të krijoni shkumë bashkë me kripën dhe të lani fytyrën. Pas shpëlarjes do të eliminohen të gjitha qelizat e vdekura!
Nisë protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë n...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi