Po kërkoni shembuj lidershipi në një krizë? Nga Islanda në Tajvan dhe nga Gjermania në Zelandën e Re, gratë po i tregojnë botës si duhet përballuar një situatë e paprecedentë si kjo. Në Finlandë, Islandë dhe Danimarkë, pandemia theksoi se gratë janë të afta të marrin frerët në dorë kur gjendja përkeqësohet. Bëhet fjalë për shtete të vogla ose ishuj, ose përjashtime të tjera, por Gjermania është ekonomi botërore që po ia del mbanë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është një ishull me rezultate krejt ndryshe. Këto lidere po i tregojnë botës se pushteti mund të përdoret edhe kështu. Çfarë duhet të mësojmë prej tyre?
E vërteta
Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë, i foli popullit që në fillim të krizës dhe tha me qetësi se ky virus do të infektojë 70% prej tyre. “Është serioze,” tha ajo. “Merreni seriozisht.” Ngaqë ajo e mori situatën seriozisht, ashtu e morën edhe qytetarët. Gjermania i shmangu fazat e mohimit, inatit dhe paqartësisë që kaluan shtetet e tjera. Shifrat që po përjeton Gjermania janë ndjeshëm më të ulëta se të fqinjëve dhe sipas shenjave, do të zbusin masat e marra.
Vendosmëria
Tsai Ing-wen, liderja e Tajvanit, ishte ndër të parat që reagoi ndaj virusit. Në janar, kur sëmundja sapo kishte nisur përhapjen, ajo njoftoi vendosjen e 124 masave për të parandaluar infektimin dhe izolimin që u kthye në normalitet tjetërkund. Tani, ajo po dërgon 10 milionë maska në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Ing-wen ia doli të reagonte ashtu si duhej dhe Tajvani regjistroi vetëm gjashtë të vdekur.
Jacinda Ardern e Zelandës së Re kufizoi lëvizjen që në fillim dhe u tregua mëse e qartë për sa i përket nivelit të emergjencës. Ajo i urdhëroi vizitorët të futeshin në karantinë para se të kthehej në normë për të tjerët dhe pak kohë më vonë, ndaloi hyrjen e të huajve. Deri në mes të prillit, janë regjistruar vetëm katër të vdekur dhe teksa shtetet e tjera po pakësojnë masat, Ardern po i shton duke detyruar gjithë zelandezët që kthehen në atdhe të karantinohen për 14 ditë.
Teknologjia
Islanda, nën drejtimin e Kryeministres Katrín Jakobsdóttir, ofron analiza falas për të gjithë qytetarët dhe do të jenë të parët që analizojnë përhapjen dhe fatalitetin e virusit. Shumica e shteteve testojnë vetëm personat që shfaqin simptoma. Islanda po i teston të gjithë. Në raport me popullsinë, ishulli ka testuar pesë herë më shumë njerëz se Korea e Jugut dhe ka implementuar një sistem gjurmimi që nuk kërkon mbylljen e bizneseve apo shkollave.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia