Kjo formë “e ndërtimit” të shtëpive është gjithnjë e më e popullarizuar në botë, ndërkaq me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë e më cilësore dhe komplekse dhe nuk po humb në komforin e vet të ngrohtësisë
Kontejnerët janë shumë mobil dhe mund t’i zhvendosni kudo që dëshironi, të vendosni njërin mbi tjetrin, t’i rirregulloni, formoni dhe të ndërtoni në ta dritare, t’i lidhni me shkallë dhe të bëni vërtet shtëpi moderne.
Këto shtëpi janë ekologjikisht më të përshtatshme, andaj për këtë arsye kanë gjithnjë e më shumë adhurues në botë, transmeton Telegrafi.
Në të vërtet, kontejnerët ndërtohen nga materiale të qëndrueshme si p.sh. nga çeliku dhe mund të riciklohen.
Veç kësaj, do t’ju nevojitet më pak kohë që të ndërtoni shtëpinë nga kontejnerët se të filloni të ndërtoni nga materiali ndërtimor.
Radhitja dhe kombinimi i kontejnerëve ka sjellë zgjidhje të shumta kreative.
Çmimi i kontejnerëve, varësisht nga gjendja dhe madhësia e tyre, janë tri deri në pesë mijë euro.
Afati i qëndrueshmërisë së kontejnerëve është 15 vjet, mirëpo nëse i mirëmbani mirë ky afat mund të dyfishohet.
https://www.youtube.com/watch?v=GF0EhdxZOYY&feature=emb_title
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...