Pas lajmit për divorc mes themeluesit të Amazon-it dhe gruas së tij, shkrimtares MacKenzie, shumë media janë bërë kurrështare që të shpalosin edhe më shumë nga jeta e tyre përrallore.
Jeff ka një pjesë të madhe të pasurisë së tij në 16 përqind të aksioneve të tij në Amazon. Ai themeloi gjigantin e tregtisë në vitin 1994, një vit pasi ai dhe MacKenzie u martuan, transmeton portali arbresh.info
Bezos e rrëzoi nga froni Bill Gates, duke u bërë kështu njeriu më i pasur në botë gjatë vitit të kaluar. Pasuria e tij ka vlerë rreth 136.9 miliardë dollarë.
Në këtë shifër janë të përfshira edhe pronat mbresëlënëse që ai dhe Mackenzie kanë nëpër SHBA.
Midis pronave të tyre në Medinë, Uashington; Beverly Hills, California; Van Horn, Teksas; Ëashington DC; dhe Neë York City, çifti mendohet të jetë pronari i 25-të që ka në pronësi shumë toka në Shtetet e Bashkuara.
Më poshtë mund të shikoni shtëpitë e tyre:
Medina, Uashington
Kjo pronë, që ndodhet shumë afër shtëpisë së Bill Gates është blerë në vitin 1998. Ka 5 dhoma gjumi, 5 banjo dhe ka kushtuar rreth 10 milionë dollarë.
Beverly Hills, Kalifornia
Në këtë lagje ata kanë 2 shtëpi. Të parën e blenë në vitin 2007, në vlerë të 24.45 milionë dollarëve, ndërsa të dytën në vitin 2017, në vlerë të 12.9 milionë dollarëve.
Teksasi Perëndimor
Sipas mediave amerikane, Jeff Bezos dhe gruaja e tij e kanë blerë këtë shtëpi në vlerë prej 1 miliardë dollarëve.
Uashington
Në vitin 2016, ata kanë blerë një muze tekstili në vlerë të 23 milionë dollarëve dhe që ka kushtuar rreth 5.3 milionë dollarë.
Nju Jork
Çifti bleu një bllok në Qendrën e Parkut West në Manhattan në vitin 1999 për 7.7million dollarë. Pronari i mëparshëm ishte ish ekzekutivi i muzikës Sony , Tommy Mottola./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...