Zakonisht recetat për trajtim të flokëve që bëhen në shtëpi janë shumë më të përshtatshme sesa ato që mund të gjenden nëpër sallone të bukurisë dhe kjo për shkak se janë më të lira dhe ju mund të jeni në kontroll të asaj se me çka jeni duke i vënë në kontakt flokët. Më poshtë kemi përzgjedhur disa nga recetat shtëpiake, që do t’ju ndihmojnë me trajtimin e flokëve tuaj.
Kjo është njëra nga recetat më të përshtatshme për trajtimin e flokëve, për faktin që nuk kërkon shumë përbërës, ndërsa jep rezultate shumë të mira.
Përbërësit:
30 mililitra mjaltë
15 mililitra vaj ulliri
15 mililitra uthull molle
Udhëzimet:
Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendosni në duart tuaja të thara. Më pastaj, kaloni duart nëpër flokë, në mënyrë që çdo fije floku të marrë trajtimin e saj.
Pasi të siguroheni se të gjitha qimet e flokëve janë trajtuar, lëreni përzierjen në flokë për 30-60 minuta. Pastroni flokët si zakonisht.
Përbërësit e birrës janë shumë të mirë për flokët tuaj, pasi që bëjnë që flokët tuaj të jenë shumë më të butë dhe më pak të brishtë. Uthulla e mollës është njëri nga përbërësit për shkak se ndihmon me largimin e mbetjeve. Këta dy përbërës bëjnë çudira në flokët tuaj.
Përbërësit:
60 mililitra uthull molle
250 mililitra birrë
Udhëzimet:
Përzini dy përbërësit më pastaj derdheni përzierjen e fituar në flokët tuaj, duke i trajtuar flokët me dorë. Lëreni birrën të qëndrojë në flokë për pesë minuta, para se t’i pastroni flokët me ujë të vakët.
Avokado ka cilësi zbutëse të cilat ju ndihmojnë të fitoni flokët të butë dhe tërheqës. Për më tepër, çmimi që do të paguani për avokado është shumë më i ulët sesa çmimi që do të duhej të paguanit për një trajtim në sallon. Kjo maskë flokësh, po që është e mrekullueshme!
Përbërësit:
1 Avokado
5 mililitra vaj ulliri
Udhëzimet:
Shtypeni avokadon në një enë dhe pastaj shtojani vajin e ullirit për t’i përzier. Përzierjen e fituar e aplikoni në flokët e lagur. Mbulojeni kokën me një qese dhe lëreni avokadon ta kryejë punën e vet për rreth 20 minuta. Kur t’i pastroni flokët me ujë të vakët, do të bindeni për aftësitë e mrekullueshme të avokados, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Nëse keni flokët të yndyrshëm ka mundësi që ju ballafaqoheni me shumë vështirësi për të gjetur produktet që luftojnë yndyrën e tepërt. Është shumë bezdisëse t’i pastroni flokët në mëngjes dhe kur të ktheheni në mbrëmje flokët tuaj të duken sikur nuk janë pastruar me javë të tëra. Për të shmangur këtë problem, është shumë e rëndësishme ta përdorni këtë recetë.
Përbërësit:
75 mililitra jogurt
15 gramë sodë buke
15 mililitra lëng limoni
Udhëzimet:
Përzieni jogurtin, sodën e bukës dhe lëngun e limonit. Aplikoni këtë përzierje në flokë, sidomos në pjesën e rrënjëve të flokëve. Lëreni të qëndrojë për të paktën 30-40 minuta dhe pastaj largojeni.
Mos e përdorni këtë recetë më shpesh se një herë në javë!
Bananet, përveçqë kanë një shije të mrekullueshme janë shumë të nevojshme edhe për mirëqenien e flokëve. Bananet bëjnë që flokët tuaj të jenë më të shndritshëm, më të butë dhe të menaxhohen më lehtë.
Përbërësit:
2 banane
1 të bardhë të vezës
30 mililitra jogurt natyral
30 mililitra vaj ulliri
30 gramë mjaltë
Udhëzimet:
Shtypni bananet sa më shumë që keni mundësi dhe pasi që ta keni tundur të bardhtë e vezës në një enë të ndarë shtojani bananes përbërësit tjerë. Pasi që të keni mbaruar me përzierjen, pra, pasi që të jetë krijuar një masë homogjene, përzierjen e fituar vendoseni nëpër flokë, duke i mbështjellë më pas flokët me një qese. Lëreni përzierjen ta kryejë punën e vet për rreth 30 minuta. Pastroni flokët me ujë të vakët dhe me shampon, mirëpo përdorni edhe një krehër për të larguar ndonjë pjesë të bananes që mund të fshihet në flokët tuaj.
Për flokët e dëmtuar nga dielli, ilaçi më i mirë është maska për flokë që mund të krijohet përmes recetës së mëposhtme. Natyrisht, majoneza, ashtu siç edhe ka mundësi që keni dëgjuar, është kurim për flokët, sidomos kur ato dëmtohen nga dielli.
Përbërësit:
Majoneza
Mjaltë
Udhëzuesit:
Nëse keni flokë me gjatësi mesatare ju nevojiten 125 mililitra majonezë, përdorni më pak nëse keni flokë të shkurtër dhe më shumë nëse keni flokë të gjatë.
Për çdo 125 gramë majonezë përdorini 30 gramë mjaltë.
Përzieni dhe pasi t’i keni përzier siç duhet, trajtoni flokët me përzierjen. Lëreni përzierjen të qëndrojë në flokë për 30 minuta. Pastroni flokët me ujë të vakët dhe do të shihni çfarë ndikimi pozitiv ka kjo përzierje.
Ka shumë mënyra që vezët t’ju ndihmojnë në riparimin e flokëve dhe varet vetëm nga lloji i dëmtimit që jeni duke shikuar ta kuroni. Andaj, mos pritni shumë dhe shfrytëzoni këto veti çudibërëse të vezëve.
Përbërësit:
Një vezë, për flokë normalë
Të bardhtë e vezës për flokë të yndyrshëm
Të kuqtë e vezës për flokë të thatë
Udhëzimet:
Merrni vezën e tundur dhe aplikojeni në flokë të lagët, lëreni të qëndrojë për njëzet minuta dhe pastrojeni me ujë relativisht të ftohtë/arbresh.info/
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...