Të qenit çift është një ndjenjë vërtetë e kënaqshme, ndihesh e lumtur, plot, e dashuruar, në qetësi me veten, por nuk mund ta shmangim faktin që mes një çifti ka gjithmonë diskutime për çështje nga më të ndryshmet
Diskutimet apo debatet duan kohën dhe vendin e tyre, e nëse bëhen në momentin e gabuar mund të prishin ekuilibrat e vendosur deri tani.
Ndaj, këtu janë listuar shtatë gjërat që duhet të bëni me partnerin tuaj përpara se të flini gjumë për të qenë plotësisht të lumtur.
Edhe nëse keni shumë punë, kjo mund të presë deri nesër. Kur jeni në shtëpi harrojeni punën dhe gëzojuni marrëdhënies me partnerin tuaj. Koha e pushimit është vërtetë e nevojshme për ju dhe lidhjen tuaj.
Nëse ka diçka që ju shqetëson gjatë ditës është më mirë të flisni për të në një moment tjetër, jo para gjumit. Do të ndiheni të zemëruar dhe jo mirë me marrëdhënien në çift. Netët sigurisht janë për të folur për gjërat e ditës, për të qeshur, për t’u përqafuar, etj. Por, jo për debate.
Pas një dite stresuese dhe mbytëse në punë, puthjet dhe përqafimet nuk mund të humbasin në një marrëdhënie. Ndonjëherë një përqafim i thjeshtë dashurie largon gjithë gjendjen tonë të keqe.
Bëjeni këtë një zakon të përditshëm. Duke fjetur së bashku, çiftet lidhen më fort me njëri-tjetrin dhe krijojnë një raport të veçantë.
8 nga 10 çiftet përfundojnë duke pasur probleme në marrëdhëniet e tyre dhe kjo ndodh për shkak të telefonave. Ne jemi të lidhur gjatë gjithë ditës me këtë aparat, kështu që është më mirë që gjatë këtij momenti të intimitetit me partnerin tuaj ta harrosh telefonin celular.
Ju duhet të keni jetën tuaj private. Fëmijët mund të flenë në ndonjë rast të jashtëzakonshëm në një dhomë me ju, por nuk duhet të bëhet zakon.
Çiftet duhet të thonë gjithçka, çfarë ju shqetëson dhe çfarë ju pëlqen. Nëse i tregoni partnerit tuaj se çfarë ndodh me ju ose çfarë mendoni, ju lejoni të mbani lidhjen mes jush të fortë dhe të paprekur. /Telegrafi/
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola