Studio filmike, Dreamworks Animation, konfirmoi në një postim në X se “Shrek 5” do të shfaqet në ekranin e madh më 1 korrik 2026, 16 vjet pas publikimit të episodit të mëparshëm.
Yjet e mëdhenj që qëndrojnë pas karaktereve shumë të dashura të këtij filmi vizatimor, janë konfirmuar sërish. Sipas postimit, Mike Myers në rolin e Shrek, Cameron Diaz do të kthehet si Princesha Fiona dhe Eddie Murphy do të vijë me rolin e tij si Gomari i papërmbajtshëm.
Filmi do të drejtohet nga Walt Dohrn dhe Brad. Filmi i parë “Shrek” ishte një hit i madh kur u publikua në 2001, duke sjellë vazhdime si “Shrek 2” në 2004, “Shrek the Third” në 2007 dhe “Shrek Forever After” në 2010. Shrek është bërë një fenomen kulturor, në atë masë që marka e këpucëve Crocs nxori një linjë të quajtur “Shrek Croc” në 2023. Po ashtu, një rikrijim i shtëpisë në moçal të Shrek u rendit me qira në Airbnb shtatorin e kaluar./a2cnn
Fermerët korçarë hedhin qepën: Ka shumë sasi, por jo treg pë...
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Pri...
Teatri i Operës dhe Baletit do të ndërtohet në zemër të Pris...
Ish-ushtari britanik dënohet me 14 vjet burgim për spiunazh ...
Neuer vazhdon kontratën me Bayern Munich
Kallas: Normalizimi i marrëdhënieve, e vetmja rrugë për anët...