Ka disa shprehi të caktuara në stil të jetesës që ndikojnë të plakemi më shpejt, ndonëse ne nuk jemi të vetëdijshëm për këtë.
Prandaj, është e rëndësishme të kemi njohuri për këta faktorë dhe të heqim dorë nga ta në mënyrë që ta ngadalësojmë procesin e plakjes, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ne zakonisht i konsiderojmë gjenet si shkaktari kryesor i plakjes, shkencëtarja Dr. Frauke Neuser thotë se gjenetika nuk e përcakton mënyrën se si plaket lëkura e një personi.
Ajo thotë se ushqimi dhe kujdesi i lëkurës është shumë i rëndësishëm, por se njerëzit ia dobësojnë vetes lëkurën me zgjedhjet e dobëta në stil të jetesës.
Pra, çfarë mund të bëjmë që ta ngadalësojmë procesin e plakjes?
1: Lini duhanin
Pirja e duhanit e rrit rrezikun e kancerit të mushkërive, fytit dhe lëkurës, por edhe e shpejton procesin e plakjes. Në fakt, edhe nëse vendosni ta lini duhanin, do të jetë shumë e vështirë të zhbëhen dëmet që i janë shkaktuar lëkurës dhe trupit.
Pirja e duhanit e ndryshon lëkurën, dhëmbët dhe flokët në mënyra për t’i shtuar vite pamjeve tuaja fizike.
2: Mungesa e aktivitetit fizik
Mungesa e aktivitetit fizik e shkurton jetën dhe ju plak më shpejt. Ekspertët thonë se njerëzit mund ta ngadalësojnë shpejtësinë me të cilën plaken duke u stërvitur rregullisht.
3: Mbipesha
Personat mbipeshë plaken më shpejt, andaj, në mënyrë që ta mbani mendjen e trupin të ri, sigurohuni të mbani peshë të shëndetshme.
4: Mos-praktikimi i emditimit
Meditimi është mënyrë ideale për ta luftuar ankthin dhe stresin, por gjithashtu për t’u përqendruar në pozitivitet dhe për t’u plakur më ngadalë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...