Si duket rruga deri te shëndeti është mjaft e thjeshtë. Mirëpo jeta ndonjë herë mund të jetë më e komplikuar, ndërkaq zgjedhjet për të cilat keni menduar se janë të drejta, lehtë mund të kthehen kundër jush. Po ju paraqesim disa të tilla.
Shprehitë e KËQIJA? Të gjithë i kemi. Mirëpo, disa mund të jenë më të rrezikshme se sa ndoshta keni menduar, transmeton Telegrafi.
1. Pilulat për kontracepsion
Në fakt, nëse harroni ta përdorni atë. Atë duhet ta konsumoni menjëherë në momentin kur ju bie në mend se e keni harruar ose ditën e ardhshme përdorini dy. Ose mendoni për mënyra të tjera të mbrojtjes, por assesi mos i thoni vetes “kjo nuk do të më ndodhë mua”.
2. Shtesat
Sheqeri, qumështi, shurup et etj., në filxhanët tanë. Edhe me këto duhet pasur kujdes dhe të reduktohet konsumim i i tyre, si për hir të shëndetit ashtu edhe për dukje fizike. Filxhani më i vogël edhe shtesat më të vogla, apo jo? Edhe ky është një fillim i mirë.
3. Matja e peshës
Ekspertët këshillojnë matje të peshës një herë në ditë (më së miri në mëngjes), në mënyrë që me ndryshimet ditore të zbulohen ato më të mëdha, nëse ekzistojnë, p.sh.: diabeti.
4. Sfungjeri, për larje të enëve
Kujdesuni, që një herë në javë ta pastroni atë mirë në makinë për larje të enëve, ose ta ngrohni në mikrovalë për dy minuta në temperaturën më të lartë, në mënyrë që t’ia hiqni të gjitha bakteret që gjenden në të. Hedhja e përditshme e sfungjerit të përdorur do të ishte zgjidhja më efikase, por financiarisht e papranueshme.
5. Dreka, në vendin e punës
Studimet kanë zbuluar që më së shumti hamë, nëse një gjë të tillë e bëjmë para kompjuterit. Për këtë arsye, pauzën për drekë bëjeni në një vend tjetër.
6. Dërgimi i porosive gjatë ecjes
Kur shkruajmë. porosi në telefon derisa ecim, i përcjellim më dobët gjërat rreth vetes. A është porosia me të vërtetë aq e rëndësishme sa që të rrezikoni të goditeni nga ndonjë automjet?
7. Shtyrja e kontrollimit
Është gjëja më e keqe që mund t’ia bëni vetes dhe për këtë arsye assesi mos e shtyni kontrollimin te mjeku. Nëse problemet zbulohen me kohë, gjithmonë ekziston shpresa.
8. Tabletat, kundër dhembjeve
Shumë herë na e lehtësojnë jetën, por konsumimi i tepërt mund të paraqesë një problem të madh. Studimet kanë zbuluar që konsumimi i një doze të madhe të tabletave kundër dhembjes së kokës, madje mundet edhe t’i shkaktojë ato.
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë