Shprehitë e liderëve më produktivë

14:38 | 19 Qershor 2018
A. B.

Me siguri keni menduar se si disa persona arrijnë synime madhështore, kur shumica e njerëzve kanë probleme t’i zgjidhin edhe problemet më të vogla.

Pavarësisht sa resurse mund t’i ketë një person, gjithsecili i ka vetëm 24 orë brenda një dite dhe vështirë se arrin t’i kryejë të gjitha detyrat.

Megjithatë, ekspertët thonë se mënyra se si disa persona arrijnë të përmbushin qëllime të tilla është përmes mentalitetit.

Pra, kur është fjala për zhvillim personal, çdo gjë mund të arrihet me fuqinë e mentalitetit. Ky mentalitet luan rol të rëndësishëm në mundësimin e liderëve për t’i organizuar oraret dhe për të arritur edhe më shumë.

Liderët e mençur i zhvillojnë disa shprehi të cilat ua mundësojnë atyre të jenë para tjerëve dhe i shfrytëzojnë në maksimum orët e ditës.

Duke i përvetësuar edhe ju këto shprehi, do ta vëreni se sa produktiv do të bëheni në jetën tuaj profesionale dhe personale.

Liderët e vërtetë zgjohen herët

Liderët e mençur zgjohen herët sepse e dinë që vetëm kështu kanë më shumë kohë për t’i arritur gjërat që i duan. Pasi të kenë fjetur mjaftueshëm, ata zgjohen herët dhe e fillojnë ditën përderisa tjerët janë ende duke ëndërruar.

Meditojnë…

Ditëve të sotme meditimi është bërë aktiviteti i preferuar për shumicën e liderëve të suksesshëm. Shumica prej tyre asnjëherë nuk e fillojnë ditën pa praktikuar meditim. Kjo për shkak se meditimi iu ndihmon ta përmirësojnë mendjen, trupin dhe shpirtin.

Mëngjesin e hanë shëndetshëm

Rëndësia e një shujte të shëndetshme dhe të mirë të mëngjesit asnjëherë nuk injorohet nga liderët. Sipas ekspertëve, konsumimi i një smoothie apo një shejk-u nuk mjafton për ta filluar ditën. Shujtën e mëngjesit duhet ta hani të plotë dhe merr kohë për ta përgatitur. Ky lloj i mëngjesit i dërgon mesazh trurit se tani ka mjaftueshëm energji për të filluar punën.

I listojnë gjërat që duhet t’i kryejnë

Liderët e suksesshëm gjithmonë i planifikojnë ditët dhe javët e tyre. Ata e dinë cilat detyra do t’i kryejnë gjatë secilës ditë dhe si ato detyra iu ndihmojnë t’i arrijnë qëllimet më të mëdha. Tani edhe ju mund t’i shpenzoni ca minuta çdo natë për ta përgatitur një listë të tillë për ditën e ardhshme dhe do të kurseni shumë kohë të nesërmen, në vend se të mendoni se çfarë duhet të bëni.

Rëndësia e pauzave

Puna për orë të gjata mund t’ju bëjë të humbni interesimin dhe nivelet e energjisë fillojnë të bien. Prandaj, liderët e mençur gjithmonë bëjnë pauza të shkurtra në mënyrë që të fitojnë energji gjatë ditës. Kjo nuk e ngadalëson progresin e tyre, përkundrazi – vetëm sa i bën ata më produktivë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme