“Të ëndërrosh është një shans, një dhuratë nga natyra, të mbash mend ëndrrat e tua është një bekim! Jam mësuar të trajtoj ëndrrat si një udhëzues. Kanë qenë lexuesit e revistës së psikologjisë, të cilët me letrat e tyre dhe ëndrrat që kërkonin interpretim, shërbyen si lëndë e parë për këtë libër”, – thotë Tobie Nathan, profesor i psikologjisë në Universitetin e Parisit- VIII.
Sipas tij, në ëndrra ngremë pyetje të rëndësishme të filozofisë së jetës, metafizikës. Marrëdhënia në çift mbetet një çështje e hapur gjithnjë për t’u trajtuar.
“Pyesim veten nëse kemi bërë “zgjedhjen e duhur”, shqyrtojmë mundësitë e tjera, ndonjëherë të pashmangshme. Në ëndrra shohim ish-bashkëshortin (-en) ish-dashnor (-en) si mënyrë për t’u kapur te mundësitë e humbura. Në ëndërr, gjejmë mënyra për të shpëtuar nga rutina në çift, apo nga monotonia e ekzistencës”, – thotë ai.
Në ëndërr shohim edhe vdekjen.
“Shfaqja e të vdekurve së fundmi, shpesh na bën të përjetojmë makthe. Pas një kohe, të vdekurit na mbrojnë, na këshillojnë, na udhëzojnë”, – thotë profesori.
Por përtej llojshmërisë së pafund të ëndrrave, qëndron një parim i fuqishëm, në qoftë se ju do të donit të interpretoni një ëndërr: rëndësia e mirësisë, dashuria vetëmohuese për jetën.
Ajo që mbetet sërish një e vërtetë e qartë është se: “Të flesh, është si të vdesësh nga pak”.
Sigurisht, në gjumë zhduken realitetet e ditës, por kur ëndërrojmë është njësoj si të rilindësh!
Nga rënia e dhëmbëve tek të qenit lakuriq në publik. Interpretimi i 6 ëndrrave më të sikletshme
foto
Ndërsa flemë gjumë gjëra të mrekullueshme ndodhin në kokën tonë.
Një libër i ri na ndihmon të njohim kuptimet e ëndrrave dhe asaj që subkoshienca po përpiqet të na thotë.
“Ne jemi bërë nga e njëjta substancë si ëndrrat”, ka thënë Uilliam Shekspir.
Dhe kishte të drejtë.
Për të na e kujtuar pas shumë vitesh vjen libiri i ri ‘Ditari i ëndrrave’.
Inspiruar nga tezat e Zigmund Frojd, ky libër zbulon sekretet e interpretimit të ëndrrave me shumë këshilla praktike për t’i analizuar dhe identifikuar si dhe për të kuptuar shumë pjesë që ndërtojnë një aventurë ëndërrimtare, duke zbuluar frikërat dhe aspiratat tona më të thella.
Po cili është kuptimi i ëndrrave më të sikletshme?
Nga qielli drejt tokës, apo sikur biem nga maja e një ndërtese të lartë: çdo lëvizje drejt të tatëpjetës tregon pasiguri dhe frikë nga humbja.
E kundërta e rrëzimit-fluturimi është shenjë e sigurisë, përkatësisë, lumturisë. Ndoshta po jetoni një gjendje mentale pozitive e të qetë.
Ka diçka që po fshihni ose nuk doni që të zbulohet. Mund të jetë ankthi i të parit nga një tjetër këndvështrim nga të tjerët ose të gjykuarit keq apo diskredituarit për diçka që nuk doni që ta dinë.
Mos kini frikë nga kjo ëndërr e cila në disa tradita lidhet me paralajmërimin e vdekjes së një njeriu të shenjtë. Dhëmbët që bien ose varen përfaqësojnë sensin e pasigurisë. Nëse shihni këtë ëndërr, më mirë pyesni veten se nga burojnë pasiguritë tuaja dhe të mendoni s’i të punoni me to.
Është një ëndërr tipike e përsëritur ajo e të parit veten para një provimi ose interviste pune dhe të mos qenit në gjendje të përgjigjesh. Përfaqëson ankthin e një sfide për të cilën ndihemi të papërgatitur. Kjo është arsyeja pse kjo ëndërr na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë: ka kaq shumë sfida të vogla e të mëdha që na presin.
Ishte një ëndërr e bukur? Nëse po, atëherë do të thotë që jeni çliruar nga frikërat, varësia ndaj dikujt dhe keni filluar të ecni me këmbët tuaja. Ose e pandërgjegjshmja juaj do t’ju komunikojë nevojën për t’u bërë të pavarur. Nuk ia keni dalë të arrini destinacionin tuaj gjatë ëndrrës? Do të thotë që tek ju mbizotëron frika dhe droja nga dështimi.
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?