Shpirti binjak për secilën shenjë horoskopi

13:16 | 27 Prill 2017
Arbresh.info

A ju ka shkuar mendja ndonjëherë se çfarë astrologjia mund t’ju mësojë për shpirtin tuaj binjak?

Duke analizuar shenjën tuaj të horoskopit, ju mund të fitoni një ide më të qartë se me kë përshtateni më shumë në departamentin e zemrës, transmeton portali arbresh.info.

Më poshtë keni karakteristika për secilën shenjë dhe çfarë ato kërkojnë nga shpirti binjak!

Shpirti binjak i Dashit: Një person me vetëbesim që e merr atë që do.

Shpirti i tyre ideal është dikush që ka besim, këmbëngulës dhe nuk ka frikë të marrë rreziqe të guximshme.

Përshtatet me: Dashi, Luani, Demi, Binjakët dhe Ujori.

Shpirti binjak i Demit: Një tip besnik dhe romantik që ka vetëm sy për ta. Për personin e duhur Demi do të qëndrojë besnik deri në fund. Por ata kanë nevojë për dikë që ua kthen me reciprocitet ndjenjë e tyre të fortë të përkushtimit. Shpirti i tyre ideal është dikush që është i besueshëm, i drejtë dhe i cili nuk luan lojëra mendore sepse sinqerisht, Demi nuk ka kohë për këtë.

Përshtatet me: Gaforren, Bricjapi, Virgjëresha dhe Peshqit.

Shpirti binjak i Binjakëve: Dikush me tru, sens humori dhe me ndryshime të mjaftueshme për t’i mbajtur gjërat interesante.  Binjakët dinë të jenë shumë zgjedhës, dhe nëse ju kanë zgjedhur juve duhet të jeni shumë të veçantë. Shpirti i tyre ideal është dikush që është qesharak, i mençur dhe interesant.

Përshtatet me: Luanin, Peshoren, Dashin dhe Ujorin.

Shpirti binjak i Gaforres: Një shpirt inteligjent, i dashur dhe sensual me një zemër të përzemërt. Ata kanë nevojë për dikë që është mjaft inteligjent për t’ua kapur mendjen, por gjithashtu mjaft të dashur për t’i bërë ata të ndihen të veçantë dhe të dashur.

Përshtatet me: Akrepi, Demi, Peshqit dhe Virgjëresha.

Shpirti binjak i Luanit: Dikush me besim në vete, i mistershëm dhe i aftë t’i mbajë ata me këmbë në tokë.

Përshtatet me: Binjakët, Peshorja, Shigjetari dhe Dashi.

Shpirti binjak i Virgjëreshës: Dikush i sofistikuar, kompleks, ambicioz dhe tërësisht i përkushtuar.

Përshtatet me: Akrepi, Bricjapi, Demi dhe Gaforren.

Shpirti binjak i Peshores: Dikush me pamje, trurin dhe besimin që të përputhet!

Përshtatet me: Peshorja, Ujori, Binjakët dhe Luani.

Shpirti binjak i Akrepit: Dikush që mund t’i sfidojë ata dhe të ushqehet nga pasioni dhe intensiteti i tyre.

Përshtatet me: Peshqit, Virgjëreshën, Bricjapin dhe Gaforren.

Shpirti binjak i Shigjetarit: Një shpirt me mendje të hapur dhe të lirë që nuk këmbëngul në përpjekjen për t’i “ndryshuar” ata.

Përshtatet me: Luani, Ujori, Dashin dhe Peshoren.

Shpirti binjak i Bricjapit: Partneri i tyre ideal ka një farë klase dhe stili, dhe duhet të jetë krenar me atë që është. Ata gjithashtu duhet të kenë një inteligjencë dhe të jenë në gjendje të angazhohen me ta në një mënyrë të thellë dhe kuptimplote. Por mbi të gjitha, ata duhet të jenë të besueshëm dhe besnikë, shkruan arbresh.info.

Përshtatet me: Dashi, Demi, Virgjëresha dhe Akrepi.

Shpirti binjak i Ujorit: Dikush i përkushtuar, por argëtues me një sens të humorit dhe një talent për gatim!

Përshtatet me: Peshorja, Dashi, Binjakët dhe Shigjetari.

Shpirti binjak i Peshqit: Dikush me besim, një mendje krijuese dhe një aftësi për të arritur në gjatësinë e valës së tyre./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme