Shpeshherë priremi të besojmë që problemet estetike që shfaqen në fytyrë vijnë si pasojë e mungesës së higjienës, mit që nuk vlen aspak kur bëhet fjalë për pikat e zeza.
Ato shfaqen në zonën e ballit, hundës, mbi buzë dhe në mjekër si pasojë e bllokimit të poreve. Këto të fundit bllokohen nga vaji i tepërt i sebumit( një vaj i krijuar nga gjendrat dhjamore që e mbajnë lëkurën më elastike) dhe qelizat e vdekura të lëkurës. Larja e fytyrës vazhdimisht nuk është rruga më e mirë për të zhdukur pikat e zeza, madje thjesht do të përkeqësonte gjendjen sepse me larjen e vazhdueshme fytyra do të bëhet më e thatë. Më poshtë do të gjeni 2 maska natyrale që do ju ndihmojnë të hiqni pikat e zeza në kushte shtëpie :
Maskë me mjaltë dhe qumësht: Të gjithë e dimë se mjalti dhe qumështi janë dy produkte me veti shumë të dobishme për lëkurën. Qumështi ka acidin laktik që e mban lëkurën të butë, kurse mjalti ka në përbërjen e tij shumë përbërës antibakterialë. Për këtë maskë ju duhen:1 lugë çaji qumësht, 1 lugë gjelle mjaltë natyral dhe tampon pambuku. Bashkoni qumështin dhe mjaltin në një vazo qelqi dhe vendosini për disa sekonda në mikrovalë derisa të marrin trajtën e një paste. Pasi të jetë ftohur pak shtrini me anën e një spatule pastën në zonat ku keni pika të zeza. Ndajeni tamponin e pambukur në fijë të holla dhe vendoseni sipër pastës. Më pas hiqni copat e pambukut dhe lani fytyrën me ujë të ftohtë
Maskë me kripë dhe pastë dhëmbësh: Kjo është një ndër maskat më efektive dhe më të shpejta për eleminimin e pikave të zeza. Si fillim duhet të bëni avull për fytyrën që të hapen poret. Në këtë mënyrë veprimi i kësaj maske do të jetë akoma më efektiv nga ç’e merrni me mend. Për këtë maskë ju duhen:1 lugë çaji kripë e bardhë dhe një lugë çaji me pastë dhëmbësh. Bashkoni dy ingredientët dhe vendosini mbi pikat e zeza dhe fërkojini me lëvizje rrethore për pak minuta derisa kolinozi të thahet. Më pas lani fytyrën me ujë të pastër dhe të vakët. Kjo maskë do t’ju japë rezultate të menjëhershme. Shënim: Mos abuzoni me përdorimet e saj, duhet aplikuar 1-2 herë në javë.
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...