Nëse nuk jeni një nga ato femrat që mund t’i rritin thonjtë, sepse ju pëlcasin, kemi një zgjidhje të përsosur, krejt natyrale. Një prodhim, që është në zë si një “mrekullibërës”, për flokun dhe lëkurën, do t’i shpëtojnë edhe thonjtë tuaj nga pëlcitja, e bëhet fjalë për vajin e kokosit.
Në një intervistë për revistën “online”, “Byrdie”, ekspertja e bukurisë nga Nju Jorku Skyy Hadley, ka shpjeguar se si saktësisht duhet përdorur vajin e kokosit në thonj për të nxjerrë maksimumin.
Për fillim, ajo porosit që, nëse mundeni, të zgjidhni vajin ekstra të virgjër. Vajin e hidhni në thonj para se të flini dhe e lini të reagojë gjatë gjithë natës. Nëse keni telashe edhe me lëkurën përreth thoit, edhe aty përfshijeni. “Kjo do të forcojë thonjtë tuaj, do t’i zbutë ata dhe do ta hidratojë lëkurën përreth thoit”, thotë Kaze Hedli. Nëse këtë rutinë e bëni dy deri në tri herë brenda javës, shpejt do t’i vëreni dallimet pozitive dhe përfundimisht edhe ju do t’i lini thonjtë të rriten.
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...