Google ADS

Shpesh i neglizhojmë por janë shumë të rëndësishme për shëndetin

22:10 | 19 Maj 2018
Trina Galanxhi

Pavarësisht përpjekjeve për të qenë sa më të pastër e të kujdesshëm për higjenën (shpresojmë), ne sërish bëjmë gabime nga padija ose për ndonjë arsye tjetër. Ja cilat janë gabimet më të zakonshme higjienike që duhet të zgjidhim menjëherë:

Kafshojmë thonjtë kur jemi nën stres.

Ky zakon i keq i higjienës mund të shkaktohet nga stresi emocional ose mendor. Thonjtë i kafshojmë në mënyrë të pavetëdijshme. Nën thonj gjenden baktere, të cilat seriozisht mund të rrezikojnë shëndetin tonë.

Mos larja e duarve pas shkuarjes në banjë

Sipas hulumtimit, pak njerëz lajnë duart pas përdorimit të tualetit. Shumica e njerëzve mendojnë se nuk është aq e rëndësishme dhe është humbje kohe. Larja e duarve është mënyra më e mirë dhe më e lehtë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të ndryshme.

Pastrimi i veshëve me shkopinj pambuku

Shumica prej nesh mendojnë se pambuku pastron dyllin e tepërt nga veshët. Megjithatë, ne bëjmë kryesisht të kundërtën! Me një shkop, ne shtyjmë dyllin më thellë në vesh, që mund të rrezikojë shëndetin tonë, të dëmtojë timpanin dhe të shkaktojë humbje dëgjimi.

Përdorimi për një kohë të gjatë të furçës së dhëmbëve

Furça e lagësht për dhëmbë mbledh baktere të dëmshme për shëndetin tonë. Dentistët rekomandojnë ndërrimin e furçës çdo 2 deri në 3 muaj. Përdorimi më i gjatë i së njëjtës furçë mund të shkaktojë zhvillimin e shumë sëmundjeve, duke përfshirë sëmundjet e zemrës.

Pastrojmë dhëmbët në mënyrë të gabuar

Larja e dhëmbëve është bërë rutinë dhe ne as nuk mendojmë për atë gjatë procesit. Rekomandohet që dhëmbët duhet pastruar për dy minuta, me lëvizje të buta në të gjitha drejtimet. Ne nuk duhet të harrojmë mishin dhe gjuhën. Shumë probleme të zemrës fillojnë me higjienë të gabuar orale.

Nuk i pastrojmë objektet që përdorim në baza ditore

Duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje pastrimit të kapakut, tastierës, çelësave, telekomandës dhe telefonave celularë.

Përdorim jastëk pambuku

Pambuku mund të shkaktojë rrudha dhe lëkurë të thatë. Në vend të pambukut, përdorni mëndafshin.

Prerja e tepërt e thonjve në këmbë

Nëse pritni shumë thonjtë dhe mbani çorape, ecja mund të bëhet një problem real. Presioni mbi këmbën ose gishtat ndikojnë që të ecësh më me vështirësi se sa zakonisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme