Pavarësisht se a ju pëlqen një vrap në park në mëngjes apo një ngjitje hiking në vikend, të gjithë e dimë se shpenzimi i kohës në natyrë mund të bëjë mrekulli për disponimin dhe shëndetin.
Por, deri tani nuk e kemi ditur saktësisht se sa kohë na nevojitet ta shpenzojmë në natyrë për t’i vërejtur efektet pozitive.
Tani, anketimi me 20,000 njerëz në Angli ka zbuluar se shpenzimi i vetëm dy orëve në javë në hapësira gjelbërimi mund t’i bëjë njerëzit të ndiheni më të shëndetshëm dhe më të lumtur.
Autorët e studimit kanë treguar se për një kohë të gjatë është ditur se natyra është e mirë për shëndetin mendor dhe fizik, por tani, duke ditur edhe kohën sa rekomandohet të qëndrojmë në natyrë, ne e kemi më të lehtë ta përmirësojmë shëndetin tonë, transmeton telegrafi.
Përfitimet e shëndetit që i sjell qëndrimi në natyrë aplikohen te gjithsecili, pavarësisht moshës, gjinisë, sëmundjeve afatgjate, etj.
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...