Një grua ka shpenzuar më shumë se 270 mijë dollarë për të bërë ndërhyrje kirurgjikare që të dukej si një karikaturë të cilën e kishte realizuar në adoleshencë.
Krystina Butel, nga Rotherham, Yorkshire, ka bërë 5 herë ndërhyrje në gjoks, si edhe injeksione të rregullta të botoksit dhe silikonit në buzë.
Ajo gjithashtu ka humbur 76 kg pas një bypass të stomakut në mënyrë që të dukej si karikatura që ajo kishte vizatuar në letër.
32-vjeçarja u shpreh se i fejuari i saj, trajneri personal Andy Jaimeson, e pëlqen pamjen e saj dhe po e ndihmon atë të arrijë trupin e saj të ëndrrave me anë të palestrës.
Ai ka financuar edhe në procedurat e saj kozmetike duke i hapur një parukeri dhe një palestër.
“Kur pashë karikaturën që kisha vizatur vendosa se duhet të dukesha si ajo,”– u shpreh Krystina.” Ajo kishte gjoks të madh dhe bel të vogël. Gjithçka rreth saj ishte kaq e mrekullueshme. Ishte xheloze për të dhe në një moment e dija se çfarë doja të kisha në jetë.”/oranews/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin