Google ADS

Shpejtë apo ngadalë: Mënyra se si hani tregon shumë për ju

09:48 | 30 Prill 2020
Trina Galanxhi

Psikologët theksojnë se një person mund të njihet shumë nga mënyra se si ha.

Disa njerëz janë në gjendje të hanë shumë ngadalë , madje gjatë ngrënies ata edhe mund të lexojnë, shikojnë TV dhe të flasin, transmeton portal arbresh.info

Kjo ndodh për shkak se ata kënaqen me ushimin dhe e shijojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sipas psikologëve, edhe në jetën e përditshme ata përpiqen që të shijojnë çdo moment, dhe sillen në mënyrë të ngjashme në punë. Këta njerëz nuk bëjnë presion në punë, sepse për ta është e rëndësishme që të përfundojnë detyrimet sa më saktë, pa u ngutur.

Njerëzit që janë ngadalë, edhe miqësinë e shohin shumë të rëndësishme, kështuqë për ta një mik i ngushtë konsiderohet dikush që nuk e ka parë për një kohë të gjatë, por që ngjan sikur ka qëndruar që dje me të.

Në anën tjetër, njerëzit që janë shpejtë, shkëlqejnë në shumë gjëra, edhe në punët nën presion. Janë të mirë në kryerjen e detyrave, por në të njejtën kohë mundohen të jenë dhjetë hapa para të tjerëve.

Nxitimi për të ngrënë vë në pah të metat e tyre. Ata nuk janë spontanë, veprojnë sipërfaqësisht në marrëdhënie me të tjerët dhe shkelin parimet morale për të arritur qëllimin e tyre./arbresh.info/

Të ngjashme