Ky model është përdorur që verën e kaluar, por tendenca konfirmohet me këtë sezon të ri. Që nga sfilatat deri tek veshjet në rrugë, deri tek kombinimi i përditshëm, këtë vit më trendi do të jenë shpatullat zbuluar.
Edhe në tapetin e kuq më prestigjioz janë përdorur bluzat e shkurtra, dhe veshjet me shpatulla zbuluar, duke i dhënë sensualitet dhe një veshjeje të thjeshtë.
Crop-top mund të kombinohet në mënyrë perfekte me funde të gjata, të gjerë apo të ngushtë, sido që të jetë. Edhe Emily Ratajkovvski nuk heq dorë nga ky model, të kombinuar me një fund me bel të lartë.
Alternativë për bluzën e shkurtër, crop-top? Bluzat rrjetë ose një miksim me bluzë të shkurtër me materiale që bëjnë kontrast. Por shpatullat zbuluar nuk janë vetëm për veshje të përditshme, por edhe për rrobat klasike.
Doni ti përdorni edhe me një palë xhinse? Provoni një bluzë asimetrike në shpatulla dhe pala që i japin volum. Ndërsa për ato që nuk dëshirojnë të zbulojnë shpatullat shërben si alternative bluzat që tregojnë vetëm shpinën.
Ju pëlqen efekti në lëvizje? Zgjidhni një veshje që tregon vetëm njërën shpatull, si ajo e viteve ’90. Mos harroni që ky trend do na shoqërojë dhe në verë.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...