Google ADS

Shpallen qytetet më “seksi” në botë

14:09 | 28 Tetor 2019
Arbresh Info

Nëse jeni duke hulumtuar për destinacionin e radhës me partnerin por nuk dini ku të shkoni, atëherë duhet ta keni parasysh se sapo janë shpallur qytetet më “seksi” në botë.

Anketimi i kryer nga “Big 7 Travel” sapo e ka shpallur Miamin si qytetin më seksi të botës.

Kompania ndërkombëtare e udhëtimeve i ka përdorur të dhënat nga anë e mbanë globit për ta përpiluar një listë të shkurtë, duke i inkorporuar zonat të cilat i kanë nivelet më të larta të aktivitetit seksual, ato të cilat bëjnë më së shumti hulumtime rreth seksit në internet dhe qytetet më të mira për beqarët.

Gjithashtu i ka përfshirë edhe shtetet të cilat perceptohen si më “seksit”, numrin e lartë të restoranteve romantike, dhe të dhënat nga lexuesit të cilët kanë vlerësuar se cilët janë qytetet më seksi.

Të gjitha këto elemente janë marrë në konsideratë për ta përpiluar listën me top 10 qytetet më seksi në botë.

Miami ka zënë vendin e parë, por jo për shkak të plazheve. Të dhënat sugjerojnë se jeta vibrante e natës dhe kultura e pasur me ahengje janë arsyet prapa kësaj renditje.

Në mënyrë aspak befasuese, vendin e dytë e ka zënë Parisi. Kuzhina, vera dhe pamjet e mahnitshme e kanë bërë atë si qytetin e dytë më romantik për ta vizituar.

Vendin e tretë e ka zënë Denver i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërkaq Kopenhaga vendin e katërt.

Sidoqoftë, kjo është lista e plotë me top 10 qytetet më seksi në botë:

– Miami
– Parisi
– Denver
– Kopenhaga
– Cape Town
– Cyrihu
– Cap d’Agde
– Dublini
– Liverpuli
– Los Anxheles. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Të ngjashme