Specialitet italian i cili askënd nuk e lë indiferent!
Përbërësit:
– 200 g arra,
– 2 dl qumësht,
– 2 feta bukë, pa kore,
– 1 thelb hudhre,
– 1 lugë parmezan,
– 3 dl vaj ulliri,
– 1 dl ujë të vakët,
– kripë sa mund të kapet me gishta.
Përgatitja:
Nxehni ujin dhe qitni kripën dhe kur të vlojë, ulni temperaturën dhe zieni shpagetat sipas dëshirës.
Bukën zhyteni në qumësht, pastaj kullojeni dhe thërrmojeni me duar. Në blender imtësoni arrat.
Në enë përzieni bukën e thërrmuar, arrat, hudhrën, parmezanin dhe kripën.
Këtë përbërje bashkojeni në blender, ndërsa arrat mos i grimconi tërësisht.
Në përbërje shtoni vajin e ullirit dhe pak ujë të vakët dhe përzieni derisa të bëhet salcë e pasur kremoze.
Qitni shpagetave salcën dhe shërbejeni të ngrohtë.
Ju bëfshin mirë /Telegrafi
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...