Fryrja e barkut është një nga ndjesitë më të padëshiruara e të sikletshme. Mbarimi i një vakti të këndshëm e të shijshëm shpesh ndëshkohet me fryrje, dhe jo vetëm kaq.
Shpesh herë fryrja mund të jetë problematike, e dhimbshme dhe zgjat me orë të tëra deri sa “mëkati” të dalë nga organizmi.
Arsyet për fryrjen janë të shumta, nuk fillon dhe mbaron te një vakt i rëndë. Mjekë e konsiderojnë fryrjen si gaz të bllokuar brenda në stomak, gjendje kjo e lidhur më së shumti me mënyrën e keqe të të ushqyerit, pasi shpesh refuzojmë të hamë shëndetshëm apo të mos konsumojmë ushqimet të cilat organizmi ynë nuk i toleron.
Më poshtë do të lexoni disa nga shkaktarët e fryrjes dhe si t’i shmangni ato:
Uji: Duke mos konsumuar sasi të mëdha të ujit çdo ditë, mund të përballeni me probleme shëndetësore, siç është dhe fryrja e barkut. Kafja dhe sheqeri mund të jenë shkaktarët kryesorë të dehidratimit. Pini të paktën 6-8 gota uji në ditë.
Të ushqyerit shpejt: Mos hani shpejt, pasi mund të përballeni me probleme të tretjes të cilat janë nga shkaktarët kryesorë të dehidratimit. Konsumoni kafshata të vogla dhe përtypuni mirë. Ushqimet që ju vijnë në ndihmë në këtë rast janë: kastravecat, bananet, shpargu, kosi, xhenxhefili, çaj menteje ose kamomil.
Kapsllëku: Nëse jeni kaps duhet medoemos të rrisni sasinë e fibrave në organizëm. Ushqimet me bazë drithërash dhe mollët, brokoli, bizelet e bananet mund t’ju shpëtojnë nga kapsllëku.
Karbohidratet: Buka është e pasur në fibra por kryesisht në karbohidrate, ndaj nuk e kishim fjalën për bukën. Ju duhet të eleminoni alkoolin, sheqerin dhe niseshtenë nga dieta juaj. Konsumoni fruta dhe perime.
Stresi: Nëse jeni të ekspozuar ndaj niveleve të larta të stresit, do të përballeni me fryrjen dhe dhimbjen e stomakut. Mendimet pozitive dhe qetësia shpirtërore janë ilaçet më të mira në të tilla raste./opinion/
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...
Numri i serbëve në Kosovë – vetëm sipas vlerësimit
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...