Prindërit janë duke e pastruar së tepërmi ambientin e fëmijëve të tyre sepse nuk e kuptojnë që ndyrësirat janë të mira për neve – tregon një ekspert i mikrobeve.
Profesori Jack Gilbert thotë se ekspozimi ndaj mikrobeve të cilat gjenden jashtë shtëpisë ndikon në forcimin e sistemit të imunitetit te fëmijët.
Përderisa ndyrësirat dhe mikrobet janë brenga serioze për prindërit e shqetësuar, profesori thotë se nuk duhet të brengoseni as pak për këtë.
“Shumica ep prindërve mendojnë se mikrobet janë të këqija, por kjo nuk është e vërtet. Shumica e mikrobeve e stimulojnë sistemin e imunitetit dhe ju bëjnë më të fortë”, thotë Gilbert.
Ai thotë se kur fëmijët janë në kopsht duke luajtur në llaç, nuk është e nevojshme që menjëherë t’ua pastroni duart dhe të brengoseni se llaçi u është afruar shumë në fytyrë. Në fakt, edhe rastet kur qeni ia lëpin fytyrën fëmijës është gjë e shëndetshme për sistemin e imunitetit të fëmijës dhe nuk është e nevojshme të shkaktohet ndonjë brengë.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”