Sipas nëj studimi të kryer nga UMass Amherst, shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë se sa hapa në ditë mund të zgjasin jetën tuaj.
Sipas studimit 10 mijë hapa mund të mos jetë numri i përsosur për të arritur jetëgjatësinë, transmeton portal arbresh.info
Në një analizë të 15 studimeve të ndryshme në katër kontinente të botuar në The Lancet këtë muaj, studiuesit zbuluan se të rriturit nën moshën 60 vjeç mund të përfitojnë nga çdo numër midis 8,000 dhe 10,000 hapash në ditë për jetëgjatësi të përmirësuar.
Tek të rriturit mbi 60 vjeç, jetëgjatësia stabilizohet në rreth 6000 deri në 8000 hapa në ditë.
Studiuesit gjetën një rrezik 40 deri në 53 përqind më të ulët të vdekjes së parakohshme tek pjesëmarrësit e studimit që bënin të paktën 5,800 hapa në ditë, krahasuar me ata që bënin mesatarisht 3,500 hapa.
Një tjetër zbulim interesant: shpejtësia e ecjes nuk bëri ndonjë ndryshim të madh, theksojnë studiuesit.
Për sa kohë që jeni brenda intervalit të hapave, rreziku i vdekjes së parakohshme zvogëlohet.
Synimi popullor prej 10,000 hapash në ditë, ndërkohë që ofron përfitime shëndetësore, mund të jetë jorealist për një person mesatar.
“Studimi ka arritur në përfundim se ka shumë prova që sugjerojnë se edhe pak lëvizje është e dobishme, sidomos për ata që nuk janë aktivë”, tha autorja e studimit Amanda Paluch në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga UMass Amherst.
Me pak fjalë, 10 mijë hapa nuk ndihmojnë për të zgjatur jetën. Çdo lëvizje shtesë ndihmon./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...