Të gjithë kemi dëgjuar histori të ndryshme tradhtie nga persona që njohim, ose kemi parë filma me histori ku në qendër ka qenë tradhtia e njërit prej partnerëve. Mirëpo, çfarë e shtyn një person të tradhtojë?
Shkencëtarët na tregojnë tre arsye pse tradhtojnë partnerët:
Mungesa e intimitetit emocional
Pamundësia për të realizuar biseda me personin e zemrës dhe mungesa e mbështetjes i shtyn gratë dhe burrat të tradhtojnë. Ekziston një stereotip që motivi kryesor që një burrë tradhton është: seksi. Mirëpo, e vërteta duket të jetë ndryshe. Këshilltari i martesave Gary Neuman thotë se 47% e klientëve të tij meshkuj kanë tradhtuar pasi kishin mungesë komunikimi emocional me partneren. Situata bëhet më e vështirë, sepse burrat nuk dëshirojnë të tregojnë ndjenjat e tyre dhe gratë nuk e kuptojnë faktin se i dashuri i tyre ka nevojë për mbështetje. Ato mund ta kuptojnë këtë gjë më vonë ose madje edhe mund ta injorojnë.
Ndikimi i eksperiencave të mëparshme dhe shoqëria
Nëse një person ka tradhtuar më parë, ekziston një probabilitet i madh që ata të veprojnë njësoj me një partner të ri. Është interesante si njerëzit përreth ndikojnë gjithashtu në prirjen e dikujt drejt pabesisë. Në një sondazh anonim, më shumë se 75% e burrave që kryenin tradhti bashkëshortore treguan se miqtë e tyre gjithashtu i tradhtojnë gratë.
Marrëdhëniet intime të mërzitshme
Mungesa e emocioneve të reja në jetën seksuale të një personi është arsyeja pse 70% e burrave dhe 49% e grave vendosin të tradhtojnë, shkruan classlifestyle. Kjo nuk do të thotë që personat që tradhtojnë kanë pasur një marrëdhënie me probleme dhe skandale. Jo, jo. Ata thjesht kanë vendosur të tradhtojnë, sepse intimiteti nën çarçafë nuk ju pëlqen më. Madje u duket i mërzitshëm./kk/
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...